Fqinjët punësojnë, Bujanoci sheshin rregullon!
Lokale

Fqinjët punësojnë, Bujanoci sheshin rregullon!

09.Aug.2014 15:57
0

Derisa fqinjët nuk qëndrojnë duarkryq duke u angazhuar në sjelljen e investitorëve nga jashtë apo nga vendi, në mënyrë që të zbusin papunësinë, komuna e Bujanocit edhe atë buxhet të vogël që ka po e len në sheshin Karagjorgje Petroviq.

Komuna e Vranjës arriti të tërheqë investitorin nga Italia, ndërsa Medvegja përveç që vitin e kaluar hapi fabrikën për prodhimin e peletit për ngrohje, tani do të sjellë ndërmarrjen për përpunimin e frutave të pyllit nga Smedereva.

“Vocar Escargot” nga 15 gushti do të fillojë me punë në komunën e Medevegjës duke angazhuar fuqi punëtore lokale, për të cilat do të sigurojë mjete mbrojtëse dhe vegla pune.

Ndërmarrja nga Smedereva, punëtorët e rinj do t’i paguaj sipas normës dhe rezultatit të treguar në punë.

Për dallim nga këto komuna, ajo e Bujanocit deri më sot nuk ka arritur që të sjellë ndonjë kompani nga jashtë apo edhe nga brendia e Serbisë, e cila do të ndihmonte në uljen e papunësisë së madhe që mbretëron në këtë rajon.

Për dallim nga këto komuna fqinje, Bujanoci edhe ato pak para që ka në buxhet ka vendosur t’i hedh në pllakat e sheshit Karagjorgje Petroviq, ndonëse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve ishin kundër këtij vendimi.

Rreth 600 mijë euro do të kushtojë rregullimi i sheshit, e që sipas udhëheqësisë “do t’i japë pamje perëndimore Buajnocit”.

Pamja perëndimore, taksapaguesve të kësaj komune do t’i kushtojë qindra mijëra euro.

Përderisa në Bujanoc nuk arrihet të sillen investitorë për të rimëkëmbur ekonominë e saj me të cilën dikur krenohej, e vështirë do të jetë zbutja e papunësisë së madhe, që dita ditës po ndikon në largimin e të rinjve nga kjo komunë./Titulli.com/

Aksioni i policisë në Luginë, mbyllen kazino, konfiskohen mbi 1 milionë dinarë (foto)
Çun Lajqi vajton: Qenka e shtretë Medvegja pa shqiptarë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration