Forumi i Sigurisë Beograd 2014
Qendra e Beogradit për Politika të Sigurisë, Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Fondi për Ekselencë Politike organizojnë për të kartën herë "Forumi i Sigurisë " cili do të mbahet nga 30 shtatori deri më 2 tetor të vitit 2014 me titulli "Evropa 2014: Fundi apo fillim i ri.Gjatë këtij forumi do të organizohen diskutime brenda paneleve me tema të ndryshme që lidhen me sfidat e sigurisë evropiane dhe globale, veçanërisht duke pasur parasysh 100 vjetorin e luftës së parë botërore.
Forumi do të mbledhë ekspert të cilit do të shqyrtojnë se në cilën masë 100 vjetori mundë të konsiderohet fundi apo fillimi i një diskursi historik dhe integrues në Ballkanin Perëndimorë dhe Evropë.
Gjithashtu do të flitet edhe për dilemat e zgjerimit në përputhje me 10 vjetorin e zgjerimit të quajtur “Zhurmë e madhe”.
Kujdes të veçantë do t’i kushtohet edhe rekomandimeve të vitit 2005 të cilët i ka dhënë Komisioni Ndërkombëtarë për Ballkanin si dhe në kontekstin e zgjerimit të (dez)integrimit dhe politikës në Ballkan dhe Mediteran.
Sikur edhe tre viteve të kaluara, shumica e paneleve do të përpiqen të përgjigjen në transformimin e Ballkanit nga problemet e sigurisë në partner të sigurisë dhe të nxjerrin mundësitë e leksioneve nga ky proces.
Pas praktikës së mirë nga e kaluara, pjesa akademike e këtij Forumi do të mbledhë hulumtuesit e rinj dhe liderët më 30 shtator dhe këtë vit temat do të jenë nga e kaluara, kujtimi kolektiv e siguria ndërkombëtare./Titulli.com/