Fillon shkolla verore e gjuhës turke në Bujanoc
“Vëllazërimi” nga Bujanoci vazhdon misionin e tij të avancimit të rinisë me projekte të ndryshme. Tani filloi me regjistrimin e të interesuarve për mësim të gjuhës turke, kursit “TË FLASIM TURQISHT- TÜRKÇE KONUŞALIM”.
Ky kurs organizohet për studentët që dëshirojnë të studiojnë në Turqi apo ata të cilët duan të mësojnë për nevoja personale.
Kursi do të mbahet në qytetin e Bujanocit dhe do të punohet me sistemin e Universitetit të Istambullit, kryesisht në katedrën për mësimin e gjuhës turke. Përveç kësaj kursistët që dëshirojnë të studiojnë në Turqi u ndihmojmë rreth aplikimit.
Kurset do të zhvillohen në Bujanoc, andaj ftohen të gjithë të interesuarit të paraqiten në këtë numër 063 828- 64- 19 dhe email adresën vellazerimi2011@hotmail.com
“Vëllazërimi” kontribuon në përmirësimin e gjendjes kulturore dhe avancimit të rinisë përmes programeve të ndryshme. Dhe ka bashkëpunim me organizata simotra në Turqi, andaj për nxënësit e gjuhës turke do të organizohen edhe kurse intensive shtesë (pa pagesë) në Stamboll të Turqisë.
Vlen të ceket se gjatë këtij muaji një numër i nxënësve që po ndjekin kursin e gjuhës turke në kuadër të organizatës “Vëllazërimi” ka realizuar një vizitë 5 ditore në Stamboll të Turqisë.
[caption id="attachment_72906" align="aligncenter" width="768"] "Vëllazërimi" gjatë qëndrimit në Stambaoll të Turqisë me nxënës të gjuhës turke dhe aktivist të organizatës[/caption]
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/Nxenesit-e-gjuhes-turke.jpg): failed to open stream: No such file or directory