Fillon dezinfektimi i xhamive në komunën e Bujanocit
Komuna e Bujanocit dhe Këshilli i Bashkësisë Islame me seli në Bujanoc në bashkëpunim me Stacionin e Veterinarisë, kanë filluar me dezinfektimin e të gjitha xhamive në territorin e Komunës së Bujanocit.
“Përveç selisë së KBI-së, gjatë ditës do të dezinfektohen mbi 20 xhami në vendbanimet e komunës së Bujanocit”, kështu ka njoftuar komuna e Bujanocit përmes faqes së saj në facebook.
Ditë më parë sipas rekomandimeve është bërë dezinfektimi i hyrjeve/daljeve dhe hapësirave brenda dhe jashtë objektit të administratës komunale”, raporton Titulli.com.
Lidhur me dezinfektimin komuna e Bujanocit me vendosjen e masave urgjente i ka rekomanduar institucioneve dhe enteve republikane, si dhe të gjithë subjektet ekonomike që veprojnë në territorin e Komunës së Bujanocit, të sigurojnë dezinfektues të mjaftueshëm dhe të ndërmarrin rregullisht masa dhe aktivitete në përputhje me rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit të Shëndetit Publik të Vrajës. ./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/bi-bujanoc-dezinfektimi.jpg): failed to open stream: No such file or directory