Lokale
Fillojnë përgatitjet për menaxhimin e sistemit të kualitetit në Bujanoc
Në zyrën për zhvillim ekonomik të komunës së Bujanocit kanë qëndruar një grup i personelit nga Programi i Partneritetit Evropian me komunat “euprogress” dhe i kanë prezantuar qeverisjes lokale projektin për futjen e standardeve për menaxhim të sistemit të kualitetit.
Dobrivoje Stançiq, menaxher për planifikim të zhvillimit lokal deklaroi se për një periudhë 8 mujore komuna e Bujanocit do të mundë të përmirësojë menaxhimin e sistemit të kualitetet.
“Për mes këtij projekti pushteti lokal mundë t’i garantojë qytetarëve të vet një administratë më efikase, transparente dhe shkurtim të proceduarave”, tha Stançiq .
Sipas tij projekti “Menaxhimi i Sistemit të Kualitetit dhe Menaxhimi i Mjedisit” do të zgjasë deri në shkurt të vitit 2013 dhe gjithë ky proces do të përfundojë me përgatitjen për certifikim dhe pastaj komuna mundë të marrë këto standarde.
Me vendosjen e këtyre standardeve do të përvetësohet puna e shërbimeve komunale, do të jepen përgjegjësi dhe detyra të caktuara të punësuarve në administratën komunale dhe do të zvogëlojë harxhimet e administratës, do të sjellë transparencë dhe do të shkurtojë procedura.
Menaxhimi i Sistemit të Kualitetit është etiketuar me shifrën ISO 9001 dhe bënë pjesë në grupin e standardeve të cilët drejtojnë sistemin e menaxhimit.
Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian dhe Ambasada e Zvicrës përmes programit të partneritetit evropian me komunat “EU PROGRES” dhe realizohet nga Fakulteti i Shkencave Organizative FON nga Beogradi./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/08/zyra-e-zhvillimit-ekonomik-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!