Daçiq i prerë në qëndrimet e tij për Luginën
Lokale

Daçiq i prerë në qëndrimet e tij për Luginën

10.Oct.2013 12:22
0
Takimi mes liderëve politik shqiptar në Luginë dhe kryeministrit të Serbisë ka përfunduar rreth orës 14 në zyrën e kryeministrisë në Beograd. Siç mëson Titulli kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ishte shumë më i prerë në qëndrimet e tij për zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve në Luginë. “Nëse doni të integroheni në Serbi urdhëroni bisedojmë dhe zgjidhim problemet, nëse nuk doni atëherë rrugën e keni të hapur dhe bëni çfarë të doni”, është shprehur Daçiq brenda takimit. Lideret-Beograd-2Ragmi Mustafa, kryetar i komunës së Preshevës pas takimit ka deklaruar se  Daçiq ishte i gatshëm t’i dëgjonte kërkesat por për zgjidhjen e tyre ka kushtëzime. Mustafa nuk është optimist se gjërat mundë të ndryshojnë në të mirën e qytetarëve të Luginës. Ndërsa në anën tjetër Riza Halimi, deputet popullor në Serbi shpreson se takimi i sotëm ishte më frytdhënës dhe sipas tij nuk është tentuar gjatë takimit që të shtrohet kërkesa që pakica shqiptare në Serbi të fitojë të njëjtat të drejta që kanë serbët në veri të Kosovës, raporton Titulli. Gjatë kësaj bisede intensive që zgjati më shumë se 1 orë e gjysmë është shprehur mbështetja e qeverisë së Serbisë se do të zgjidhen problemet e shqiptarëve në 13 ministrit që funksionojnë brenda qeverisë së Serbisë dhe se në tetor pritet që do të kenë takimin e parë me ministren e shëndetësisë së Serbisë Slavica Gjukiq Dejanoviq ku do të diskutohen problemet shëndetësore. Shefi i Trupit Koordinues për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc Zoran Stankoviq i ka thënë gazetarëve se janë marrë vesh që delegacioni i shqiptarëve çdo tre muaj të takohet me kryeministrin dhe t’i diskutojnë problemet. Takimit të sotëm i ka paraprirë takimi i djeshëm me kryeministrinë e Kosovës nga ku përfaqësuesit politik shqiptar të Lideret-Beograd-3Luginës kanë marrë mbështetje për heqjen e taksës administrative për qarkullim të lirë të njerëzve dhe zgjidhjen e problemeve të ndryshme që ka popullata shqiptare në këtë rajon./Titulli.com/ ______________________________________________________________________________________________________   Liderët e partive politike shqiptare në Luginë kanë filluar takimin me kryeministrinë e Serbisë në Beograd, Ivica Daçiq. (plotësuar 12:45).  Kryetari i komunës së Bujanocit i ka thënë gazetarëve në Beograd se në janar të këtij viti shqiptarët e Luginës kanë përpiluar programin për zgjidhjen e problemeve në komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë dhe këtë program ja kanë  dorëzuar qeverisë së Serbisë. Sipas burimeve të Titullit takimi ka filluar në orën 11:40 dhe pritet të zgjas më shumë se një orë. Temat e bisedës ende nuk janë  bërë publike nga kabineti i qeverisë në Beograd, ndërsa delegacioni shqiptarë po përbëhet nga të gjitha partitë politike që participojnë në kuvendet komunale në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë. Titulli do të njoftoj me të gjitha hollësitë e takimit mes përfaqësuesve politik shqiptarë të Luginës dhe kryeministrit të Serbisë. Lideret e lugies- beogradNë takim po merë pjesë edhe kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq. Delegacioni i liderëve shqiptarë të Luginës më 2 korrik ishte takuar në Beograd me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lideret-e-lugines-te-dacici.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vetëm shqiptarët e Luginës lëvizin pa taksa
Nga 21 tetori pa taksa në Kosovë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration