Fillo pastrimi i Bujanocit nga bombat thërrmuese
Lokale

Fillo pastrimi i Bujanocit nga bombat thërrmuese

13.May.2013 12:17
0
bomba-thermueseKa filluar heqja e bombave thërrmuese nga katër lokacione të komunës së Bujanocit. Heqja e këtyre mjeteve shpërthyese të mbetura nga koha e bombardimeve të NATO-së do të kryhet gjatë periudhës një vjeçare. Drejtori i Ndihmës Popullore të Norvegjisë për Evropën juglindore, Emil Jeremiq, ka konfirmuar fillimin e heqjes së bombave thërrmuese në komunë të Bujanocit, të cilën e financon dhe ekzekuton kjo organizatë. “Në komunë të Bujanocit, bombat thërrmuese do t’i largojmë nga lokalitetet rreth fshatrave Bogdanoc, Karadnik, Jastrebac dhe Sebrat, në një sipërfaqe mbi një milion katrorë”, ka theksuar Jeremiq. Lokaliteti tek fshati Bogdanoc, vend ky ku ka filluar pastrimi, sot do ta vizitojë ambasadori i Norvegjisë pranë Kombave të Bashkuara Stefan Kongstad si dhe atasheu ushtarak në ambasadën ne Beograd Esben As, i cili me këtë rast do të bisedojë me përfaqësuesit e Ndihmës Popullore të Norvegjisë dhe qendrën për dominim të Republikës së Serbisë. “Deri më tani Ndihma popullore norvegjeze ka organizuar pastrimin e katër lokacioneve nga bombat thërrmuese në komunë të Preshevës të përfunduara para dy viteve me një sipërfaqe të përgjithshme prej 975.610 katrorë. Nga kjo hapësirë janë asgjësuar 87 bomba thërrmuese dhe 18 mjete tjera të pashpërthyera”, tha Jeremiq, transmeton RTS. Pastrimi nga bombat thërrmuese të tri komunave në jug të Serbisë, me një shumë prej 3,5 milionë euro merr pjesë Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë, në projektin që e realizon Ndihma Popullore Norvegjeze dhe i cili zgjatë gjithsejtë tre vite. Ndihma Popullore e Norvegjisë është organizatë humanitare e lëvizjes sindikaliste norvegjeze./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/bomba.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Shtyhet vendimi i gjykatës për shqiptarët nga Presheva?
Reportazh: Mësimi në shkollat fillore në Luginë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration