Lokale
FHKL merr vendim për ndërtimin e 14 shtëpive në Luginë
Fondi Humanitar i Kosovës Lindore (FHKL) me seli në Zvicër ka marrë vendim për fillimin e ndërtimit të 14 shtëpive për familjet më të rrezikuara në Luginë të Preshevës
Vendimi është marrë të dielën (12 janar) në mbledhjen e dymbëdhjetë të kryesisë së gjashtë të FHKL.
Me këtë rast është vlerësuar se gjatë vitit paraprak fondi kishte aktivitet të ngjeshur dhe u pranuan raportimet e komisioneve për verifikimin e të dhënave në lutjet e qytetarëve të Luginës për ndërtimin e shtëpive familjeve pa kulm mbi kokë.
“U konstatua se gjithsejtë, në tri komuna: Preshevë, Bujanoc, e Medvegjë, për ndërtim të shtëpive kanë aplikuar 214 familje. Komisioni verifikues ka konstatuar se një numër i konsiderueshëm i aplikuesve janë në gjendje tejet të rëndë ekonomike e materiale, dhe që në asnjë mënyrë nuk munden vet ta përmirësojnë këtë gjendje”, thuhet në njoftimin e FHKL-së të cilin e transmeton Titulli.
Duke u mbështetë në këto të dhëna të komisionit verifikues, dhe nga lutjet e parashtruara, Kryesia e Fondit, për fazën e parë ka vendosë që të ndërtojë 14 shtëpi, edhe ate: në Medvegjë 1 shtëpi, në Bujanoc 7, dhe në Preshevë 6 shtëpi.
“Kryesia ka vlerësuar se në këto 14 raste domosdo duhet të veprohet sa më parë në mënyrë që të pengohet rrënimi i mëtutjeshëm i shëndetit të anëtarëve të këtyre familjeve, ndërsa për të tjerët do të veprohet në fazën e dytë, por jo më larg se vjeshtën e këtij viti”.
Kryesia e Fondit falënderon të gjithë bashkatdhetarët mërgimtarë, por edhe ata në vendlindje, që për këtë aksion deri tash kanë akorduar ndihma për ndërtimin e shtëpive, dhe njëkohësisht fton të tjerët që me kontributet e veta ti bashkohen këtij aksioni humanitar kombëtar.
Poashtu, kryesia e Fondit falënderon edhe dy qeveritë, atë Shqiptare dhe të Kosovës, për ndihmën e ofruar dhe iniciativën për themelimin e një ‘Fondi Humanitar’, me bindje se kjo ndihmë me kohë do të rritet edhe më shumë, thuhet mes tjerash në njoftimin e FHKL-së të nënshkruar nga kryetari Xhelal Memeti./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/shtepia1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!