Fejzullahu: Pse tash po hahet asfalti në Bujanoc, PD e gatshme për unifikim politik shqiptar
Izeir Fejzullahu, nënkryetar i Partise Demokratike në Bujanoc duke folur për gjendjen politike ka vlerësuar se është momenti i bashkimit të faktorit politik shqiptarë me qëllim të ruajtjes së popullatës nga migrimi ne perëndim.
“Ju kujtohet edhe rasti i bisedimeve në Kumanovë, edhe vet kam qenë pjesë e atyre bisedimeve, edhe atje PD-ja ishte për bashkim te faktorit shqipëtar ne Bujanoc në të gjitha nivelet e qeverisjes, por edhe kjo dështoi për mosreflektim të PVD-së”, tha mes tjerash në intervistë për Titulli.com, Fejzullahu.
Titulli.com: Partia juaj është opozitë në Bujanoc, si nënkryetar i PD-së si e vlerësoni situatën e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës?
Fejzullahu: Situata e përgjithshme politike në Luginë të Preshevës është ajo që shihet dhe mund të preket gjithëkund dhe çdokund, konfuzitet në statusin e Luginës pas përfundimit të bisedimeve ndërmjet shtetit të Kosovës dhe Sërbisë. Një mosbashkëpunim dhe moskoordinim i veprimeve politike ndërmjet partive politike në Bujanoc dhe Preshevë, si ato në pushtet dhe ato në opozitë. Stangim i projekteve madhore të cilët ndikojnë në shpresë për popullatën e Luginës. Ikje dhe pritje në ikje e të rinjëve nga Lugina si e atyre që nuk janë në marëdhënie pune, ashtu edhe e disa të rinjëvë që janë në marëdhënje pune, por të cilët nuk po shohin perspektivë dhe shpresë për zhvillim të karierës dhe përmirësim të kushteve të jetës për të rinjët dhe fëmijët e tyre. Udhëheqës me background të pashpresë. Të zgjedhurit dhë të emëruarit në poste bëjnë shumë fjalime politike, ndërsa popullata tash më i ka mësuar përmendësh fjalimet e bukura, ata kërkojnë veprime konkrete dhe rregullim të jetës së tyre dhe fëmijëve të tyre.
Titulli.com: Jemi në prag të zgjedhjeve lokale në Medvegjë, cilat janë pritjet e PD-së për këto zgjedhje?
Fejzullahu: PD-ja që nga shpallja e zgjedhjeve lokale në Medvegjë është duke përcjellë situatën politike dhe të përgjithshme atje. Përfaqësuesit e PD-së atje kanë autonomi veprimi. PD-ja që në fillim ishte për bashkim të faktorit politik në Medvegjë, por siç edhe e dini, PVD-së iu ngut dhe derisa bisedohej për një listë, PVD-ja vetëm se e deklaroi dhe dorëzoi listën e vetë pa të tjerët. Tash PD-ja së bashku me Alternativën do të garojnë me një listë të përbashkët dhe shpresojmë që do të dalin të parët. Ju kujtohet që në zgjedhjet e kaluara lokale atje, PD ishte e para me 5 këshillëtarë në krahasim me PVD-në që i kishte vetëm 3 këshillëtarë, por prap PVD ishte në bashkëqeverisje me partitë Sërbe në Medvegjë. Unë mendoj që atje më nuk ka mbetur me mbajtë fushata parazgjedhore, por me mund me motivu atë popullatë që ka mbetë për me qëndru edhe pse një gjë e tillë është shumë e vështirë, por më e vështirë është kur faktori politik është i përçarë dhe mundohet me manipulu me atë grusht popull atje.
Titulli.com: Pos Medvegjës, edhe komunën e Bujanocit e presin zgjedhjet lokale pas disa muajve. Sa është e përgaditur PD-ja dhe cili është disponimi i elektoratit për këto zgjedhje?
Fejzullahu: Partia Demokratike me elektoratin e vet është shumë e organizuar dhe e motivuar që të paraqes programin e vet politik dhe zhvillimor në Komunën e Bujanocit. Shumë të rinjë dhe të reja mezi presin që PD të marë timonin udhëheqës ne komunën tonë. Popullata shqipëtare e Bujanocit tash më është e vetëdijësuar që PD-ja din, don dhe ka kuadro profesioniste për punë dhe veprime politike. Çdoherë, gjatë udhëheqjes së saj, ka qenë transparente dhe nuk ka diskriminuar popullatën në baza partiake. Ne jemi të bindur se zgjedhjet do t’i fitojmë dhe se do të implementojmë programin tonë zhvillimor dhe politik për popullatën e cila tash më duket se ka humbur shpresën e të vepruari dhe jetuari këtu. PD-ja është dëshmuar se din të organizojë mirë buxhetin dhe të menaxhojë ate. Gjithashtu edhe është shumë strikte në keqmenaxhim dhe është shumë liberale në shtrirje proporcionale të buxhetit.
Titulli.com: Cila është situata në zhvillim ekonomik të komunës Bujanocit?
Fejzullahu: Pushteti aktual, gjatë fushatës së fundit parazgjedhore na akuzonte se ne merremi vetëm me asfaltim dhe kanalizim, edhe më shumë duke proklamuar se asfalti nuk hahet. Unë shtroj pyetje se pse tash a po hahët asfalti, sepse vetëm asfalt janë duke shtruar. Krenohet pushteti aktual me zvillim të bujqësisë, por vetëm shikoni se kush janë përfituesit e granteve bujqësore.
Titulli.com: Çfarë mendoni për koalicionet e mundshme pas apo parazgjedhore ?
Fejzullahu: PD-ja që nga fitimi i zgjedhjve lokale në vitin 2012 ka qenë për bashkëqeverisje me faktorin politik shqipëtarë në Bujanoc. Ju kujtohet kur ne i ftojshim oponentët tanë politik për bashkëqeverisje, ata në anën tjetër, pas shpinde, bisedojshin me partitë Sërbe në zyret e Vranjës për qeverisje pa PD-në, edhe pse PD-ja ishte fituese e zgjedhjeve. Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2016, ne ishim dhe morëm pjesë në bisedime për bashkëqeverisje me PVD-në, por prap pa rezultate, shtrohet pyetja, PSE? Duhet të vetni PVD-në. Ju kujtohet edhe rasti i bisedimeve në Kumanovë, edhe vet kam qenë pjesë e atyre bisedimeve, edhe atje PD-ja ishte për bashkim te faktorit shqipëtar ne Bujanoc në të gjitha nivelet e qeverisjes, por edhe kjo dështoi për mosreflektim të PVD-së. Por, prap PD është për bashkim të faktorit politik shqipëtarë në të gjitha nivelet e qeverisjes, me të vetmin qëllim që ta mbrojmë popullatën nga migrimi dhe ta parandalojmë situatën
copy(/home/titulli/public_html/images/image/zeir-fezjullahu.jpg): failed to open stream: No such file or directory