Fejzullahu: Provimi i maturës akoma nuk dihet si do të mbahet për 239 nxënës
Në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc këtë vit shkollorë pritet të përfundojnë maturën 239 nxënës edhe pse akoma nuk dihen procedurat për provimin përfundimtarë për shkak të ndërprerjes së mësimit nga gjendja e pandemisë COVID-19, shkruan Titulli.com.
“Gjatë vitit shkollor 2019/20 mësimin e zhvillojnë 220 maturantë me shkallë të katërt, të shpërndarë në nëntë paralele, përkatësisht në pesë drejtime dhe atë në gjimnaz 105, mjekësi 32, ekonomi 22, elektroteknikë 24 dhe makineri 37 maturantë. Me shkallë të tretë kemi gjithsej 19 maturantë, të cilët mësimin e përcjellin në dy drejtime makineri dhe elektroteknikë”, tha Zejni Fejzullahu, drejtor i këtij institucioni të mesëm arsimorë.
Ai tha për Titulli.com se sa i përket kryerjes së provimit të maturës përkatësisht atij përfundimtar ende nuk ka instruksione për shkolla të mesme.
“Duke marrë parasysh situatën në të cilën gjendemi për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme dhe ndërprerjes së mësimdhënies në shkolla, që nga 6 Marsi 2020, dhe duke marrë parasysh rolin e Entit për Përparimin e Arsimit dhe Edukimit (EPAE) në përgatitjen dhe ofrimin e provimit të maturës dhe atij përfundimtar në drejtimet profesionale (Ligji mbi bazat e sistemit të arsimit dhe edukimit, Ligji për arsimin e mesëm dhe edukimin e lartë, Rregulloren për provimin e maturës dhe atij përfundimtar, Praktikumin mbi provimin e maturës dhe provimin përfundimtar) ju informoj për vendimet e marra nga EPAE në mënyrë që të përgatitemi sa më mirë”, theksoi Fejzullahu.
Sipas tij deri më tani shkolla ka këto sqarime të shpjeguara më poshtë:
- Testi për kontrollimin e njohurive profesionale teorike do të konceptohet si më poshtë:
Do të përmbajë detyra për lëndët përkatëse (nga Praktikumi përkatës) që përfshijnë komplet materialin e vitit të dytë dhe të tretë,
Në vitin e katërt do të përfshihet materiali për lëndët përkatëse (nga Praktikumi përkatës) i shpjeguar deri më 01.03.
Gjatë hartimit të testeve, do të tregohet kujdes që testet të vërtetojnë arritjen e rezultateve të pritura të njohurive, domethënë, njohuritë profesionale dhe teorike të nevojshme për kryerjen e detyrave dhe detyrave për të cilat nxënësi aftësohet gjatë shkollimit.
Pjesa praktike e provimit të maturës (provimi përfundimtar praktik):
Shkollat, bazuar në një pasqyrë të materialit të përpunuar, zgjedhin (ose përshtatin) detyra nga lista e detyrave të punës që mund të përdoren për të testuar aftësinë e studentëve për të aplikuar njohuri, demonstrojnë aftësi dhe qëndrime profesionale në një kontekst pune, duke marrë parasysh Kriteret për vlerësimin e kompetencave profesionale që janë dhënë në Kuadrin e Vlerësimit të Kompetencave të Kualifikimit (nga Praktikumi përkatës)
- Të gjithë Praktikumet e publikuara në faqen e internetit të Entit janë të vlefshme, përveç që një listë me detyra '' të përjashtuara “ do të publikohen në të njëjtën faqe për secilin profil arsimor,
- Trajnimi për implementimin e provimit të maturës (provimit përfundimtar) do të postohet në faqen e internetit të EPAE (https://zuov.gov.rs/).
Pasi është shpallur gjendja e jashtëzakonshme është ndërprerë mësimi i rregullt në të gjitha shkollat e Serbisë dhe në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc mësimi në distancë është duke u zhvilluar sipas platformës Google Classroom./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ejni-fejzullahu.jpg): failed to open stream: No such file or directory