Fejzullahu: Edhe një kuadër arsimor më pak në Bujanoc
Zejni Fejzullahu, drejtor në shkollën e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoci përmes një postimi në Facebook ka lajmëruar për largimin e kuadrove arsimore nga mosnjohja e diplomave të Kosovës.
Postimi i plotë në Facebook nga Zejni Fejzullahu:
Edhe një kuadër më pak në Bujanoc
Dr Almedin Ramizi, mësimdhënës në shkollën e mesme “Sezai Surroi”, në drejtimin e mjekësisë, nuk do të filloj punën më 1 shtator 2022.
Doktor Almedinin do ta kujtojmë si punëtor shumë i përkushtuar në mësimdhënie, me sjellje dhe tipare të veçanta.
Shkoi atje ku iu njihet diploma universitare, në Prishtinë.
Shpresojmë që të jetë i fundit që largohet për arsye të tilla.
Faleminderit doktor për kontributin e dhënë.