FAZ: Rikthimi i Trumpit mund ta ngjallë idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi
Lokale

FAZ: Rikthimi i Trumpit mund ta ngjallë idenë e shkëmbimit të territoreve Kosovë-Serbi

18.Mar.2024 17:18
0

Rikthimi i Donald Trumpit, në pozitën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mund ta rikthente në shprehje shkëmbimin e territoreve. 

Gazetari i njohur i Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), Michael Martens, ia ka kushtuar një artikull paralajmërimit për investime të mëdha në Shqipëri dhe Serbi të Jared Kushner, dhëndërr i ish-presidentit amerikan.

“Çfarë po planifikon dhëndri i Trumpit në Ballkan?”, është titulli i shkrimit.

“Nëse vjehrri i tij Donald Trumpit bëhet president amerikan, marrëveshja mund të ketë pasoja të mëdha”, thuhet në artikull.

Sipas FAZ-it, një projekt i mundshëm investimi i dhëndrit të Trump, Jared Kushner në Serbi dhe Shqipëri ka ndezur debate të gjalla, veçanërisht në Beograd.

Të premten, Kushner ka konfirmuar planet për New York Times, të cilat gazeta i përdori si bazë për një raport gjithëpërfshirës mbi projektin. Kjo nga ana tjetër çoi në reagime të qarta nga qeveria serbe në fundjavë. 

“New York Times” raportoi se në Beograd bëhej fjalë për ndërtimin e një hoteli dhe një objekti me “1500 njësi banimi” dhe në Shqipëri bëhej fjalë për ndërtimin e resorteve luksoze në bregdetin e Mesdheut.

“Jemi shumë të emocionuar. Ne nuk i kemi bërë ende këto marrëveshje, kështu që ato mund të mos ndodhin, por ne kemi punuar shumë për to dhe jemi shumë afër”, kishte deklaruar dhëndrri i Donald Trumpit për NEW YORK TIMES, shkruan FAZ transmeton Klankosova.tv

Gazeta e njohur gjermane shkruan se ish-i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë.

Frankfurter Allgemeine Zeitung, raporton se projekti mund të rezultojë shumë i dobishëm politikisht për kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, nëse Donald Trump kthehet në Shtëpinë e Bardhë.

FAZ-i përmend një “marrëveshje të planifikuar” midis Ramës, Vuçiqit dhe presidentit të atëhershëm të Kosovës, Hashim Thaçi, për çështjen e shkëmbimit, që sipas gazetës, ishte në prag të realizimit.

Sipas një marrëveshjeje të planifikuar në atë kohë, e cila u përfol si një "shkëmbim territoresh", Martens shkruan se veriu i Kosovës do t’i kishte rënë Serbisë dhe jugu do të kishte tendencë drejt Shqipërisë.

Gazeta gjermane shkruan se marrëdhëniet e mira me Trumpin, mund t’i hapin rrugë Ramës dhe Vuçiqit për ta ringjallur këtë plan.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/rankfurter.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Jostabiliteti në Bosnje “ka efekt vargua” në Kosovë dhe më gjerë
Propozohet zgjerimi i kapaciteteve për fëmijët shqiptar në Entin Parashkollor "Gëzimi ynë" në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration