Farush Islami zgjidhet avokat i ri i komunës së Bujanocit
Farush Islami, ish kryeshef i komunës së Bujanocit gjatë vitit 2008-2012 është zgjedhur avokat i vetqeverisjes lokale të komunës së Bujanocit.
Kështu është vendosur në mbledhjen e 12 të këshillit komunal dhe ai këtë pozitë e trashëgon nga avokati i deri tanishëm Radomir Ristiq i emëruar nga vitit 1993.
Farush Islami është jurist i diplomuar me një përvojë të mjaftueshme në institucione publike, tani ishte i angazhuar në likuidimin e ndërmarrjes publike “Drejtorati për Ndërtim”, shkruan Titulli.com.
Islami ka qenë i angazhuar edhe në sektorin civil në komunën e Bujanocit përmes projekteve të ndryshme dhe vjen nga Partia për Veprim Demokratik.
Mandati i tij zgjatë 5 vite dhe do të jetë i angazhuar në mbrotjen e interesave të administratës së komunës së Bujanocit.
Në konkursin e shpallur ishte kandidatë edhe Merlinda Murati por që nuk ka plotësuar kushtet sipas komisionit për zgjedhjen e avokatit të komunës./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/arush-islami.jpg): failed to open stream: No such file or directory