EULEX: Sulmuesit e Dobrosinit pjesëtarë të një organizate terroriste
Lokale

EULEX: Sulmuesit e Dobrosinit pjesëtarë të një organizate terroriste

17.Oct.2012 12:01
0
Një gjykatës i EULEX-it i procedurës paraprake në Gjykatën e Qarkut në Gjilan, ka caktuar nga një muaj paraburgim për tre individët e arrestuar një ditë më parë.
Në njoftimin e EULEX-it thuhet se të tre personat u arrestuan gjatë një operacioni të përbashkët të EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe dyshohet të jenë pjesëtarë të një organizate terroriste, e cila e ka marrë përgjegjësinë për tri sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë. Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012. Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK)./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/eu-police.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Prezantohet programi për zhvillimin e potencialeve ekonomike në Luginë
KKSH kërkon fuqizimin e institucioneve rajonale
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration