Lokale
EULEX arreston të dyshuarit për sulmin në Dobrosin
Policia e EULEX-it sot ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë marrë përgjegjësinë për tre sulme mbi Policinë e Serbisë në Dobrosin, afër Pikë-kalimit 5 - Dheu i Bardhë.
Dy persona dyshohet se kanë marrë pjesë në sulmin e fundit që ka ndodhur më 7 tetor 2012, në Dobrosin të komunës së Bujanocit.
Ky operacion tashmë ka përfunduar dhe seanca për masën e paraburgimit pritet të mbahet pas pak, para gjyqtarit të EULEX-it nga Gjykata e Qarkut në Gjilan.
Rasti është duke u ndjekur nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), raporton indeksonline.
Rasti i fundit që ka ndodhur me 7 tetor 2012, persona të panjohur kishin shtenë me armë zjarri në drejtim punktit policor në Dobrosinë, mirëpo nuk ishte raportuar për ndonjë viktimë./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/10/eulex.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!