Lokale
Enti parashkollor në Preshevë me 30 fëmijë më pak
Në entin parashkollor “8 Marsi” në Preshevë, këtë vit janë regjistruar 30 nxënës më pak.
Edhe pse interesimi i prindërve është mjaftë i madh për fëmijët parashkollor prap se prap edhe këtë vit shkollor ka rënie të numrit të nxënësve.
[caption id="attachment_87701" align="alignleft" width="300"] Drejtoresha, Senavere Shaqiri[/caption]
Drejtoresha e entit parashkollor “8 Marsi” Senavere Shaqiri, konfirmon se në grupin e fëmijëve parashkollor numri për vitin shkollor 2012/2013 është për 30 nxënës më pak.
Ndërsa sipas drejtoreshës numri i fëmijëve në grupin e fëmijëve të vegjël me qëndrim ditor ka rritje të vogël. Edhe pse vërehet se numri tek ky grup i fëmijëve është në rritje, udhëheqja e entit thotë se nuk ka kushte të mjaftueshme për formimin edhe të një paralele tjetër, raporton Titulli.
Numri i fëmijëve në të gjitha grupet që vijojnë mësimin në entin “8 Marsi” është 346. Ndërsa vetëm në grupin parashkollor janë 110 nxënës të ndarë në 4 paralele.
Shkaktarë për rënien e numrit të fëmijëve është emigrimi në vendet e Evropës, sepse fëmijët janë të regjistruar në regjistrat civil por kur fillon viti shkollor ata janë në mungesë dhe këtu vërehet më saktë se sa fëmijë janë në emigrim.
Ndjekja e mësimit parashkollor është e obliguar për fëmijët sepse në fund të vitit fëmijët pajisen me certifikatë adekuate, e cila nevojitet për regjistrim në ciklin fillor./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/Çerdhja-Presheve-3.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!