Elma Nuredini nga Bujanoci përzgjedhet në përfaqësuesen e Kosovës për femra në U-17
Rabit Veseli, përfaqësues/trajner i "Klubit pë Femra Preshevë-Bujanocnga", ka njoftuar se anëtarja e këtij klubi nga Lugina, Elda Nuredini do të jetë në përfaqësuesen e Kosovës për femra në U-17.
Postimi i plotë në Facebook nga Rabit Veseli:
Me ftesë të Federatës Futbollit të Kosovës për femra, s'bashku me futbollisten ,, Elda Nuredini" nga Lugina vizituam selinë e Federatës së futbollit. Elda Nuredini është përzgjedhur që të jetë në përfaqësuesen e Kosovës për femra në U-17.
Elda Nuredini është një talente e rrallë që është vetëm 15 vjeçare. Me përzgjedhjen e saj në U-17 shpresoj se talenti i saj do të vie në shprehje dhe do të jap kontributin maksimal në përfaqësuesen e Kosovës. Nuk kam asnjë dyshim në potencialin e saj sepse kam pasur fatin të jem edhe trajner i saj në klubin KFF PRESHEVË BUJANOC.
Urime Elda- të priftë fati në karrierën tënde sportive. Suksese