Elda Nuredini, nga komuna e Bujanocit është ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës
Klubi FC 2 "Kooriku" nga Prishtina ka njoftuar se 2 futbollistet Elda Nuredini dhe Suhejla Kaçuri se do ta bartin fanelën e shtetit të Kosovës për kategorinë U-17.
Elda Nuredini, është nga komuna e Bujanocit dhe kohë të gjatë promovon sukseset në fushën e futbollit të Kosovës.
"Futbollistet Elda Nuredini dhe Suhejla Kaçuri janë ftuar nga Federata e Futbollit të Kosovës për të marrë pjesë në Kampin Selektues dhe Përgatitor për Kualifikimet e Evropianit 'Suedia 2024', të datave 2, 3 dhe 4 Shkurt. fc2korrikugirlsacademy uron vashat 'verdheblu' për këtë arritje dhe shpreson e beson që me nder dhe krenari do ta bartin fanelën e shtetit të Kosovës", thuhet në njoftimin e klubit në Prishtinë.