Lokale
Ekskluzive: Çka shkruan në lapidarin e xhandarmërisë?
Kanë përfunduar punimet në lapidarin gjigant të xhandarmërisë serbe që gjendet në mes të fshatit Lluçan dhe Dobrosin të komunës së Bujanocit
Portali i pavarur informativ Titulli nga burimet e veta ka arrit të mësojë më shumë rreth këtij lapidari të padëshiruar në mesin e banorëve shqiptarë të kësaj komune.
Lapidarin të cilin e ka ngritur xhandarmëria është i lartë katër dhe i gjerë tre metra. Ka formën e kryqit ortodoksë si dhe emblemën e xhandarmërisë serbe.
Në këtë lapidar shkruan: “Me besim te Zoti për Kryqin e shenjt dhe nënën Serbi”. Kryqi ka një pllakë të mermerit me konturet e Republikës së Serbisë.
Burimi ynë më tej thekson se në këtë pllakë janë të vendosura emrat dhe fotografit e 20 pjesëtarëve të rënë të policisë së Serbisë gjatë konfliktit të armatosur.
Për këtë lapidar janë uzurpuar më se një mijë metra katrorë tokë, në pjesën mbi fshatin Lluçan në drejtim të fshatit Dobrosin.
Gjatë kohës që po bisedohej për zhvendosjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë, në tavolinë ishte edhe propozimi për zhvendosjen e lapidarit të xhandarmërisë nga mesi i vendbanimeve shqiptare për në ato serbe.
Tani që nuk e kemi më lapidarin e dëshmorëve në Preshevë, nuk dihet se me çka do të kushtëzohet zhvendosja e Kryqit ortodoksë me emblemën e xhandarmërisë nga mesi i popullatës shqiptare që është i besimit Islam./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/01/xhandarmeria-presheve.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!