Lokale
Edhe një rrugë me asfalt në Bujanoc
Qyteti i Bujanocit pas 50 ditëve do të ketë edhe një rrugë të shtruar me asfalt.
Në zyrën e kryetarit të komunës së Bujanocit sot u bë nënshkrimi i kontratës me kompaninë “Saba Bellça” nga Presheva për asfaltimin e 750 metra të rrugës që shpie në drejtim të tregut të qytetit.
“Nënshkruam kontratën me punëkryesin për rikonstruktimin e rrugës së “Vardarit” me një gjatësi prej 750 metrave, si dhe 350 metra kanalizim pasi një pjese të kësaj rruge i mungon kjo infrastrukturë”, deklaroi kryetari i K. së Bujanocit Nagip Arifi, pas nënshkrimit të kontratës së punës.
Rruga e “Vardarit” e cila momentalisht është e shtruar me kalldrëm, për t’u bërë me asfalt do të kushtojë rreth 30 milion dinarë, ndërsa sipas Arifit për fillim është siguruar pjesa e parë e mjeteve nga Trupi Koordinues me vlerë prej 14 milion dinarë.
Në bazë të kontratës kryesi i punëve duhet që punimet, me fazën përfundimtare asfaltimin, t’i përfundojë brenda 50 ditëve të punës./Titulli.com/
[caption id="attachment_72540" align="aligncenter" width="640"] Rruga "Vardar" Bujanoc[/caption]copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/05/Arifi-kontrata.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!