Edhe Lugina kërkon autonomi
Lokale

Edhe Lugina kërkon autonomi

19.Dec.2012 18:40
0
[caption id="attachment_46997" align="alignleft" width="375"]protesta Foto: Arkiv[/caption] Kërkesa e liderëve serbë në veri, por edhe e lidershipit në Beograd se veriut të Kosovës duhet t’i jepet një autonomi e nivelit të Republikës Serbe në Bosnje, ka ngjallur reagime të menjëhershme në Luginën e Preshevës. Përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës Lindore thonë se nëse rajoni i tyre anashkalohet nga procesi negociator, atëherë sipas tyre, nuk do të ketë qetësi në rajonin e Ballkanit. Ata thonë se Lugina vazhdon të mbetet një bombë e kurdisur. Prandaj që të zgjidhen çështjet ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve, ata ritheksojnë kërkesën e tyre, që status i tyre të zgjidhet në mënyrë korrelative me veriun e Kosovës, duke kërkuar autonomi ose ndarje. Ata u kanë bërë me dije të dyja qeverive si në Beograd ashtu edhe në Prishtinë se gjendja në Luginë sa vjen e rëndohet. Kjo për faktin se Lugina, siç janë shprehur ata, për të dyja qeveritë ka mbetur si zorrë qorre. Jonuz Musliu, ish-përfaqësues politik i ish-guerilëve shqiptarë (UÇPMB), ka thënë se shqiptarët në Luginë po mendojnë se i kanë përfunduar punët sa i përket zgjidhjes së çështjes së tyre, prandaj edhe po presin se çështja do të zgjidhet vetvetiu. Ai ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk kanë platformë për kërkesat e tyre për luginën, porse siç tha ai do të jenë këmbëngulës në kërkesat për reciprocitet. “Ato të drejta që i marrin serbët e veriut e njëjta duhet të vlejë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Presioni ynë më i madh duhet të jetë te Qeveria e Kosovës sepse ajo po tregohet e shurdhër karshi problemit tonë”, ka thënë Musliu, sipas të cilit, defekti kryesor është mosinteresimi i Qeverisë së Kosovës për Luginën e Preshevës, shkruan zëri. “Ne kemi kërkuar disa herë të takohemi me përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës që ta shohim realitetin se çka po bisedohet me Beogradin sepse ne as që po e dimë se çka po zihet në këto bisedime”, ka thënë Musliu, duke shtuar se Qeveria e Kosovës po i bishtnon takimeve. Sipas tij, duke mos u interesuar për Luginën problemi sa vjen e rritet dhe mund të eksplodojë. “Tensionet në Luginë sa vijnë e shtohen dhe në rast të eksplodimit atëherë Qeveria e Kosovës ndoshta do të involvohet por kjo do të jetë vonë”, ka thënë Musliu. Ndërkaq, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Luginës së Preshevës, Galip Beqiri, ka thënë se deri më tash shqiptarët e këtij rajoni janë përcaktuar për reciprocitet. “Ne jemi për atë që çdo gjë që fitojnë serbët e veriut në Kosovë të njëjtën ta marrin edhe shqiptarët në Luginë”, ka thënë Beqiri. Ai ka tërhequr vërejtjen se gjërat në Luginë sa vijnë e përkeqësohen dhe po marrin kahe krejtësisht tjetër. “Nëse serbët në Kosovë fitojnë autonomi apo njëlloj etniteti sikurse Republika Srpska në Bosnje, kjo për ne do të jetë e papranueshme dhe kërkojmë nga faktori shqiptar dhe Qeveria e Kosovës që gjithnjë e më tepër të kujdeset për Luginën”, tha Beqiri. Për tri komunat shqiptare të Kosovës Lindore, sipas tij, nuk po interesuar as shteti i Serbisë e as ai i Kosovës. Ai ka thënë se është koha e fundit kur shqiptarët të kërkojnë të drejtat e tyre. “ne kemi mbetur zorrë qorre”, tha në fund ai./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/12/protesta1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Komuna e Bujanocit pritet të bëhet “miliardere”, Presheva u bë “milionere”
Tërnava pas takimit me Arifin: I kemi dhënë afat deri më 19 janar (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration