E vendosi, do të nisë ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Audio)
Lokale

E vendosi, do të nisë ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik në Bujanoc (Audio)

27.Jan.2015 19:47
0

Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, ka deklaruar se javën e ardhshme do të fillojë ndërtimi i objektit të Fakultetit Ekonomik të Suboticës, paralelja në Bujanoc.

Pasi portali informativ Titulli.com “ndërtoi” objektin e Fakulteti Ekonomik për studentët e Luginës, edhe kryetari i komunës së Bujanocit e ka ndarë mendjen që të nisë ndërtimin e këtij objekti, me planin e njëjtë si të “Titullit”, si dhe në vendin e njëjtë!

Objekti identik me atë që e “ngriti” Titulli virtualisht përballë ndërtesës së Shtëpisë së Shëndetit në Bujanoc, kryetari tani do ta bëjë realitet me partnerët pjesëmarrës në këtë projekt.

Madje, si duket pak i “nxehur” se Titulli ia “zuri” parcelën për ndërtim, ai premton se punën do ta nisë që javën e ardhshme, edhe pse kaluan vite nga fjala e dhënë se do të nisë ndërtimi.

Në një prononcim për televizion publik të Bujanocit, Arifi tha se tani gjithçka është gati, punimet do të fillojnë të martën (3 shkurt), duke dhënë edhe orën e saktë, në ora 11:00.

“Jemi duke u përgatitur se kemi pasur javën tjetër, të themi kështu, një javë e begatshme për komunën e Bujanocit. Me tre shkurt jemi duke u përgatitë së bashku me BE-në, me OSBE, me Komisarin e Lartë për Pakica, që të filloje ndërtimi i objektit të shkollimit të lartë universitar këtu në Bujanoc”, u shpreh i pari i komunës së Bujanocit, duke thënë se për fillim do të jetë për nevojat e Fakultetit Ekonomik.

Arifi, foli edhe për problemet që ka hasur rreth kontestit pronësor të parcelës ku është paraparë ndërtimi i këtij objekti.

“Problemet që i kemi pas sa i përket pronësisë definitivisht ato probleme janë kryer dhe do të fillohet ndërtimi i atij objekti të shumëpritur, para së gjithash nga të rinjtë e komunës tonë, por do të jetë një e mirë edhe për të rinjtë e komunave tjera përreth, siç është Presheva, Vranja, Medvegja, e kështu me radhë. Bujanoci do të bëhet qytet universitar, shpresojë se do ta gëzojmë të gjithë atë objekt që do të filloje ndërtimin më 3 shkurt, ditë e martë në ora 11:00”, përfundoi Arifi.

Kujtojmë se portali informativ Titulli.com, të dielën (25 janar), raportoi rreth vonesave në fillimin e ndërtimit të godinës së Fakultetit Ekonomik, të cilin kryetari i komunës së Bujanocit e kishte premtuar që në fillimin e vitit 2013-të.

Natyrisht se ndërtimi i këtij objektit është më mirë tani se asnjëherë, mirëpo, thënia që Arifi shpesh e përdorte, “Ne jemi të fjalës”, sidomos gjatë fushatës parazgjedhore për të ardh në pushtet,  me premtimet dhe mos realizimet e fundit, kah kohë që nuk po gjen zbatim në realitet. /Titulli.com/

 

Lexo:  Titulli “ndërtoi” objektin e Fakultetit Ekonomik në Bujanoc! (Foto)

 
Anëtarët serb të Komisionit: Sheshi në Bujanoc do të mbetet Karagjorgje Petroviq
Stankoviq: Gjendja në Medvegjë shumë e rëndë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration