E rrallë: Zyrtari kosovar (nga Presheva) që merë 7 paga në muaj
Përveç parave që merr nga IKSHP-ja, ai merr edhe rreth tetë mijë euro nga Universiteti i Prishtinës, mbi 1 mijë euro të tjera nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinës, rreth 5 mijë e 300 euro nga Bordi i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar dhe mbi 1 mijë e 700 euro nga Ministria e Shëndetësisë (nga Bordi i ShSKUK-së, Ramadani është shkarkuar nga Albin Kurti).
Te të dhënat e tjera, profesor Ramadani ka deklaruar se merr edhe rreth tetë mijë euro nga një kolegj privat dhe 9 mijë e 180 euro nga konsulenca KFOR-NATO.
Në total, të hyrat vjetore të tij sillen rreth 48 mijë euro.
Përveç Ramadanit, pagë nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik merr edhe bashkëshortja e tij. Ajo paguhet mbi 10 mijë euro në vit nga Instituti, derisa merr edhe rreth 2 mijë euro nga trajnimet.
Ramadani ka edhe goxha para të gatshme në bankë, por që nuk i mungojnë as borxhet.
I pari i IKShP-së ka rreth 25 mijë euro të kursyera në bankë, bashkëshortja e tij gati 36 mijë euro, derisa fëmijët e tij mbi 18 mijë euro.
Ai ka edhe kredi në vlerë prej 14 mijë e 300 euro, derisa bashkëshortja e tij u ka borxh bankave mbi 32 mijë euro.
Tek pasuritë e paluajtshme, Ramadani ka deklaruar një banesë në vlerë prej 111 mijë e 528 euro, në pronësi të përbashkët, një banesë tjetër në vlerë 60 mijë euro dhe një shtëpi me truall në vlerë prej 150 mijë euro, që i ka në pronësi të përbashkët.
Ndërkohë, si pasuri të luajtshme ka deklaruar një veturë Toyota në vlerë prej 11 mijë e 230 euro dhe veturën e bashkëshortes në vlerë 12 mijë e 500 euro.
Por, në bazë të një raporti që kishte publikuar AKK’ja në 2019’ën, në gjithë vendin janë rreth 2 mijë zyrtarë publik që ushtrojnë dy e më shumë funksione.
Madje, në raport thuhej se ka edhe zyrtar që ushtron deri në 8 funksione në institucionet publike të vendit, ani pse nuk kishin dhënë informata se për cilin zyrtar bëhet fjalë.
Sipas raportit të kësaj agjencie, 2 persona mbanin shtatë pozita të ndryshme, 2 zyrtarë të tjerë gjashtë vende pune, 13 zyrtarë mbanin për të njëjtën kohë 5 funksione, 37 të tjerë gëzonin katër puna të ndryshme, derisa me nga tre pozita ishin 366 zyrtarë, kurse me nga dy funksione në Kosovë ishin 1451 zyrtarë të lartë shtetërorë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/aser-ramadani-600x360.jpg): failed to open stream: No such file or directory