Drejtuesit e Shtëpisë së Kulturës "Abdulla Krashnica" anshkalojnë nismëtarët e festivalit të komedisë
Festivale dhe aktivitete në Shtëpinë e kulturës "žAbdulla Krashnica" apo më herët në Universitetin e Punëtorëve në Preshevë ka patur edhe më herët, por ato kronologjikisht janë shkruar në librin tim : Kultura shqiptare në komunën e Preshevës 1945-1995, botim i Shtëpisë së Kulturës :Abdulla Krashnica" 1999. Por desha që nëpërmjet shkrimit tim t'i përkujtojë drejtuesit e Shtëpisë së Kulturës, se në këtë 20-vjetor të themelimit të Festivalit të Komedisë është dashur të ftohen edhe nismëtarët dhe themeluesit e Festivalit të Komedisë.Kultura shqiptare në Preshevë e kahmotshme, nuk ka lindur as me mua, por as me dikend tjetër dhe as që do të mbarojë me ne. Kur flasim dhe shkruajmë për këtë segment të shoqërisë preshevare duhet të kemi parasysh shumë emra më herët, por edhe në këtë kohë.Se në Preshevë, gjithmonë në çfarëdo kohe ndodhi diçka kulturore, por që nuk u popullarizua, sepse aktivitetet politike ishin ato që më shumë u përkrahën nga shtypi apo mediatë. Poashtu kur flasim apo shkruajmë për kulturën duhet të kemi parasysh shumë emra, kontribues të kulturës materiale e shpirtërore në Preshevë e që ndoshta pa dashje apo me dashje po i anashkalojmë apo po i harrojmë.
Takimet, aksionet, manifestimet kulturore filluan që nga viti 1945 : manifestimi kulturor „Takimet e rinisë“, Garat komunale të fshatrave, Garat e recituesve, Garat e teatrove amatore, garat komunale „Filloristi këndon“, garat „Lexuesi më i mirë“, manifestimi „Takimet e krijuesve preshevarë“.
Java kulturore „Ditët e komedisë shqiptare“ u propozua nga Haqif Mulliqi dhe Emin Kabashi, ndërsa në Preshevë kontribuan Agron Boriçi dhe Xhemaledin Salihu, e të tjerë , ndërsa drejtore e Shtëpisë së Kulturës ishte Havçe Hasani.
Festivali Kombëtar i Komedisë, nismëtar Fadil Hysaj, kontribues Havçe Hasani,drejtore, Agron Boriçi dhe Xhemaledin Salihu.
Këtu përmenda vetëm ata që ishin shumë drejtpërdrejtë të lidhur me Festivalet dhe Revistat, ndërsa kam lënë anash një numër të madh veprimtarësh kulturorë.
Shkruar nga : Xhemaledin Salihu, Preshevë