Drejtorati për punët e inspekcionit komunal në Preshevë, pas shumë viteve me uniforma të punës
Lokale

Drejtorati për punët e inspekcionit komunal në Preshevë, pas shumë viteve me uniforma të punës

26.Dec.2016 16:55
0
Me iniciativën e Kryeshefit të Inspekcionit, Enver Aliu drejtorat dhe personeli i tij u pajis me uniforma që do të lehtësoj proceset e punës dhe identifikimin më të lehtë të personave zyrtar të këtij drejtorati gjatë punës në teren si dhe gjatë inspektimeve të ndryshme.

Sipas Kryeshefit të Drejtoratit për punët e inspekcionit komunal, ky është vetëm hapi i parë drejtë avansimit të plotë të këtij drejtorati, duke marrë parasysh që ajo që është esenciale për kryerje të suksesshme të punës është përmbushja e kushteve të punëtorëve që është synim i administratës së re komunale.

Iniciativa e marrë këto ditë, nuk do të jetë e fundit, dhe ky drejtorat do të angazhohet që të jetë në shërbim të qytetarëve duke u përgjigjur me efektivitet dhe saktësi ndaj problemeve dhe çështjeve të ndryshme në tërë teritorin e komunës së Preshevës.

Të vetëdijshëm se problemet e akumuluara me vite janë të shumta, kërkojmë nga qytetarët një bashkëpunim të sinqertë duke e ditur që qëllimi i fundit i këtij drejtorati është reagimi ndaj dukurive negative si dhe angazhimi i përbashkët drejtë parandalimit të veprimeve të cilat dëmtojnë imazhin dhe ambientin ku jetojmë.

 

Bujanoci bëhet me " Alternativë " politike, rinia merr situatën në duart e veta
Sahiti: Me buxhetin e komunës asnjë projekt për bashkësit shqiptare në Medvegjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration