Dr. Arsim Ejupi: Konferenca shkencore për Luginën me teza të përvetësuara
Një numër i tezave të Konferencës shkencore kushtuar Luginës së Preshevës, e organizuar nga Insitituti Albanologjik në Prishtinë dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore (SHTKK) me seli në Preshevë, sipas dr. Arsim Ejupit janë të kopjuara. Doktori, përmes një reagimi të dërguar në redaksinë e portalit Titulli, sqaron se struktura e temave dhe një numër i madh i tezave që ishin parashtruar për t’u diskutuar në këtë konference, që do të mbahet më 20 dhe 21 nëntor, janë kopjuar nga libri “Lugina e Preshevës – Studim kompleks gjeohapësinor”, në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të cilat përbëjnë boshtin problemor të “konferencës”. “Shumë prej tezave, pastaj qëllimi dhe objektivat janë marrë nga vepra e lartpërmendur duke ndryshuar vetëm radhitjen e fjalëve, kurse janë shtuar vetëm disa probleme të folklorit, dasmave e riteve tjera, duke provuar të pretendojnë për dimensionin kinse multidisiplinar të konferencës”, shkruan dr. Arsim Ejupi. Doktori nga Presheva i drejtohet opinionit të gjerë publik se “konferenca të tilla të cilat organizohen duke përvetësuar teza problemore nga autorë tjerë, nuk i shërbejnë aspak promovimit të Luginës së Preshevës në kuadër të trojeve shqiptare, objektiv të cilin e trumbetojnë organizatorët e të ashtuquajturës konferencë”. “Mendojmë se bashkëorganizatorët nga Presheva dhe nga Prishtina nuk kanë për objektiv promovimin e Luginës së Preshevës, por në radhë të parë promovimin e vetvetes si gjoja kontribuues të çështjes shqiptare të Luginës”, thuhet ndër të tjera në reagim. Dr. Arsim Ejupi nga Presheva është autorë i librit “Lugina e Preshevës – Studim kompleks gjeohapësinor”, i cili është përuruar më 19 qershor të vitit 2013. Kjo është hera e dytë brenda tri javëve që Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore në Preshevë është pjesë e akuzave për kopjim e plagjiaturë. Më 28 tetor, ishte autori i librit “Lugina e Preshevës mburojë e shqiptarisë”, Emrullah Lutfiu, i cili ishte dëmtuar, duke akuzuar për plagjiaturë në librin e botuar nga SHTKK me titull “Lugina e Preshevës në lëvizjen shqiptare gjatë historisë”. Në brendësi të këtij libri u gjetën pjesë të marra dhe të pa cituara të autorit nga Tërnoci, Emrullah Lutfiut./Titulli.com/ ******************************************************************************************************************************************* ReagimiSHOQATA PËR TRASHËGIMI DHE KRIJIMTARI KULTURORE DHE INSTITUTI ALBANOLOGJIK ORGANIZOJNË “KONFERENCË SHKENCORE” ME TEZA TË PËRVETËSUARA
Në disa prej portaleve lokale të internetit në Luginën e Preshevës, ka disa javë që qarkullon lajmi mbi organizimin e një “konference shkencore” mbi Luginën e Preshevës nga Instituti Albanologjik në Prishtinë dhe Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore me seli në Preshevë. Nga struktura e temave që ishin parashtuar për t’u diskutuar në këtë farë konference shihet qartë se një numër i madh i tezave janë kopjuar nga libri “Lugina e Preshevës – Studim kompleks gjeohapësinor”, në botim të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, të cilat përbëjnë boshtin problemor të “konferencës”. Shumë prej tezave, pastaj qëllimi dhe objektivat janë marrë nga vepra e lartëpërmendur duke ndryshuar vetëm radhitjen e fjalëve, kurse janë shtuar vetëm disa probleme të folklorit, dasmave e riteve tjera, duke provuar të pretendojnë për dimensionin kinse multidisiplinar të “konferencës”. Me këtë rast i bëjmë me dije opinionit të gjërë publik se konferenca të tilla të cilat organizohen duke përvetësuar teza problemore nga autorë tjerë, nuk i shërbejnë aspak promovimit të Luginës së Preshevës në kuadër të trojeve shqiptare, objektiv të cilin e trumbetojnë organizatorët e të ashtuauajturës konferencë. Mendojmë se bashkëorganizatorët nga Presheva dhe nga Prishtina nuk kanë për objektiv promovimin e Luginës së Preshevës, por në radhë të parë promovimin e vetvetes si gjoja kontribues të çështjes shqiptare të Luginës. Kjo vlen sidomos për Shoqatën nga Presheva e cila duke pasur parasysh njerëzit që e udhëheqin dhe mungesën e plotë të bagazhit profesional e shkencor, përpos organizimit të promovimeve të librave me vjersha për opinionin lexues shkollor, nuk është e denjë për organizimin e tubimeve të rëndësishme të karakterit profesional-shkencor. I bëjmë me dije opinionit publik se njerëz të cilët pretendojnë të paraqiten si kontribues për njohjen e çështjes së Luginës së Preshevës, duke kopjuar idetë, tezat dhe hulumtimet e autorëve tjerë nuk kontribuojnë në studimin e problematikës komplekse e shumëdimensionale të Luginës së Preshevës, por japin një pasqyrë jo të drejtë mbi të, ndërsa përpiqen të shkelin kontributin dhe punën e mirëfilltë shkencore-hulumtuese të studiuesve qoftë nga Lugina e Preshevës, qoftë nga Prishtina e gjetiu. Dr. Arsim Ejupi Preshevë, 16.11.2013copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/11/konferenca1.jpg): failed to open stream: No such file or directory