Dokumenti i vitit 2010 ku flitej për korrigjim të kufijve, kështu parashikohej të ndodhte shkëmbimi i territoreve?
Lokale

Dokumenti i vitit 2010 ku flitej për korrigjim të kufijve, kështu parashikohej të ndodhte shkëmbimi i territoreve?

23.Feb.2019 21:14
0

Të parët që e hodhën në publik idenë për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, janë dy presidentët Thaçi dhe Vuçiq.

Ata gjatë një forumi të organizuar nga kancelari austriak, Sebastian Kurz, dhe presidenti i Austrisë, në Alpabach, folën se si përmes korrigjimi të kufijve, Kosova dhe Serbia do të mund të arrijnë një marrëveshje finale gjithëpërfshirëse.

Ndërkohë duket se kundërshtimi që ka marrë kjo ide, bëri që Thaçi të deklarohet se nuk është ideator i saj, duke deklaruar se për një gjë të tillë ka mësuar nga ish-presidenti Rugova, Lufti Haziri e Nexhat Daci, gjë që u kundërshtua ashpër nga zyrtarë të LDK’së.

Brenda Kosovës, kundërshtari më i madh i kësaj ideje vazhdon të jetë kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se nuk do të preket integriteti territorial i Kosovës dhe se një ide e tillë do nënkuptonte luftë.

Ndërkohë bashkë partiaku i Haradinajt, Burim Ramadani, sot ka sjellë një raport të Grupit Ndërkombëtar të Krizave të bërë në vitin 2010, ku ishte folur për korrigjim të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ramadani këtë raport e ka publikuar, pas diskutimeve të shumta që po bëhen në Kosovë, se e kujt ishte ideja për prekjen e kufijve.

“Viti 2010: Kush paralajmëroi ‘rregullimin e kufijve’ dhe ide e kujt është? Një prej paralajmërimeve më serioze për idenë e “rregullimit të kufijve” apo “shkëmbimit të territoreve” ishte bërë nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave (GNK) në raportin e tij “Kosova dhe Serbia pas mendimit të GJND-së”, Raporti për Evropë Nr.206, të publikuar më 26 gusht 2010”, ka shkruar Ramadani, raporton Gazeta Express.

Zyrtari i AAK-së i cili tashmë ushtron pozitën e zv.ministrit të Mbrojtjes, në konstatimet e nxjerra nga ai raport, thotë se ideja për korrigjim të kufijve, është plotësisht serbe, ashtu edhe siç është deklaruar vazhdimisht, se ishte ide e Qosiqit për ndarje të Kosovës.

“Është ide krejtësisht serbe. Megjithëse qëllimi është ndarja, termi është zëvendësuar në ‘rregullim të kufijve’ për shkak të reputacionit të keq që bart fjala ‘ndarje’”, thotë Ramadani.

Sipas këtij raporti thuhet se Serbia nuk është e gatshme që të vendos raporte diplomatike me Kosovën në kufijtë e saj të 17 shkurtit, duke e parë kështu idenë e korrigjimit të kufijve si një nga rrugët që Serbia ta njoh pavarësinë e Kosovës.

Sipas raportit Serbia synon që të marrë veriun, dhe më pas ta njohë Kosovën si shtet pa atë pjesë të territorit.

“Shumica e diskutimeve në Serbi bëhen rreth shkëmbimit të territoreve.104 Nuk ekziston gatishmëri që të vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kosovën në kufijtë e saj të tanishëm.105 Zgjidhja e preferuar e Beogradit është ndarja, ku Veriu do t’i kthehej (apo nga këndvështrimi i Beogradit, t’i mbetej) Serbisë, e cila do ta pranonte pjesën tjetër të Kosovës si shtet të pavarur.106”, shkruhet në faqen e pesëmbëdhjetë të këtij raporti, raporton Gazeta Express.

Megjithatë raporti thotë se serbët janë të vetëdijshëm që ndarja e Kosovës do të ishte e papranueshme, kështu që fjalën ndarje do të provonin ta kamuflonin me ‘rregullim të brendshëm të kufijve administrativ”

“Duke qenë të vetëdijshëm për reputacionin jo aq të mirë që bart fjala “ndarje”, zyrtarët serbë flasin për “një rregullim të brendshëm të kufijve administrativ që do të rezultonte me një kufi të ri të jashtëm”.107”, thuhet ndër të tjera në këtë raport.

Ndërkohë është bërë e qartë që Kosova do ta kundërshtonte një ide të tillë pa marrë asgjë në këmbim.

“Kosova do ta refuzonte ndarjen e territorit të saj. I vetëdijshëm për këtë, Beogradi, edhe pse ende jo publikisht, ka filluar të luajë me idenë e shkëmbimit të një pjese të madhe të Luginës së Preshevës me veriun e Kosovës, proces ky që do të përcillej me njohje të ndërsjellë. Zyrtarë të lartë mendojnë se nuk është e arsyeshme të lejohet që një copë e vogël e pazhvilluar toke, e banuar kryesisht me shqiptarë, ta fundosë arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse rreth problemit kryesor të brendshëm e të jashtëm të Serbisë.108”, potencon raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave, shkruan GazetaExpress.

Raporti gjithashtu potencon se edhe nëse do të merreshin vesh Kosova dhe Serbia për shkëmbim të veriut me Luginën e Preshevës, Beogradi ka disa vija të kuqe se deri ku mund të shkojë shkëmbimi i territorit.

“Linjat e kuqe të Serbisë në Luginë janë: baza ushtarake Jug [Jugu] në Cepotinë, në jug të qytetit të Bujanocit, autostrada drejt Selanikut e cila kalon përmes Preshevës e Bujanocit, si dhe komuna e Medvegjës.109”, vazhdon raporti.

Sipas GNK-së, në atë vit thuhej se liderët e shtetit të Republikës së Kosovës do të hezitonin për të folur rreth një ideje të tillë, duke provuar që përmes rrugëve tjera të integrojnë veriun e Kosovës.

Por tashmë kur kanë kaluar 11 vjet pas pavarësisë, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, flet hapur për korrigjim të kufijve si mundësi për arritjen e një marrëveshje finale Kosovë-Serbi.

“Liderët e Kosovës nuk e diskutojnë publikisht mundësinë e ndryshimeve territoriale, duke dashur që të provojnë edhe një herë gjetjen e rrugës për integrimin e serbëve të Veriut. Mirëpo një numër i konsiderueshëm i zyrtarëve të lartë në nivelin ministror dhe parlamentar, janë të gatshëm ta shqyrtojnë mundësinë e shkëmbimit të Veriut për një pjesë të Luginës.115”, shkruhet në faqen 16 të raportit.

Atë kohë ishte paralajmëruar se ideja për korrigjim të kufijve do të vendosej në tavolinë të bisedimeve në Bruksel.

“…një zyrtar thotë se nëse shkëmbimi vihet në tavolinën e bisedimeve, “ne duhet ta marrim atë”.116”, konstaton raporti.

Ndërkohë ishte thënë që Serbia do të mund të shkëmbente me Kosovën ambasadorë, pa ndryshim të kufijve, vetëm nëse Kosova do të hiqte dorë nga anëtarësim në Kombet e Bashkuara, dhe të përfaqësohej atje nga një delegacion i përbashkët.

“105 Një zyrtar i lartë ka thënë se Serbia do mund të këmbente ambasadorë me Kosovën pa ndryshim të kufijve, por vetëm nëse Kosova heq dorë nga anëtarësimi në OKB dhe pajtohet që në OKB të përfaqësohet nga një delegacion i përbashkët; intervistë e Grupit të Krizave, zyrtar serb, Beograd, tetor, 2009”, thuhet ndër të tjera në raport.

copy(/home/titulli/public_html/images/image/osova-shqiperi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration