“Dituria” me disa aktivitete kulturore shënon 23 Prillin- Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Autorit (video)
Shoqata Kulturore “Dituria”, me disa aktivitete kulturore shënon 23 Prillin, Ditën Ndërkombëtare të Librit dhe Autorit.
Ka një javë rresht që Sh.K. “Dituria”, ka organizuar evente kulturore me rastin e ditës ndërkombëtare të librit dhe autorit. Pas promovimit të romanit “Çelësi”, të autorit boshnjak z. Mirsad Hadroviq sot është realizuar një panel diskutimi në ambientet e degës së shoqatës në Bujanoc, ku morën pjesë kryetari i Këshillit Nacional, z. Ragmi Mustafa, profesori në pension z. Bejzad Abdullahu profesor i pensionuar, dhe drejtori i shoqatës z. Nexhmedin Ademi. Ragmi Mustafa u ndalë në vështirësitë e qarkullimit të lirë të librit shqip në Luginë të Preshevës. Plani për zyrtarizimin e teksteve shkollore të cilat mungojnë për nxënësin shqiptarë. Prof. Bejzadi evokoi kujtime për librin, dashurinë që duhet të kenë gjeneratat e reja për librin dhe leximin. Z. Ademi foli për aktivitetet që po organizon shoqata në sensibilizimin e opinionit, nxënësit, studentit për ta përvetësuar kulturën e leximit si nevojë shpirtërore e ekzistenciale.
Në fund të këtij aktiviteti u shpërndanë libra për qytetarët nga aksioni: “Dhuro ose merr një libër”.
Paralel këtij aktiviteti në Preshevë është shfaqur në shkollat e mesme, gjimnaz dhe teknikë. Spoti promocional: “Libri kandil ndriçues” është produksion i Sh.K. “Dituria” dhe gjimnazit “Skenderbeu” në Preshevë. Spoti është i realizuar nga nxënësit maturant të gjimnazit dhe teknikës nën mbikëqyrjen e profesorit të lëndës së mësim besimit fetar z. Reshat Musliu. Drejtorët e shkollave të mesme z. Nadër Sadiku dhe Talat Arifi me disa fjalë rasti iu drejtuan të pranishmëve.
Nadër Sadiku, foli për rëndësinë e librit në formimin dhe edukimin e nxënësit. Nevojën për afirmimin e kulturës së leximit te gjeneratat e reja. Talat Arifi përshëndeti aktivitetet kulturore të Sh. K. “Dituria”, dhe rolin e saj në edukimin jo formal te gjeneratat e reja.
Ky spot promocional ditën e mërkurë është shfaqur edhe te shkollat fillore “Selami Hallaçi”, Rahovic; “Abdulla Krashnica”, Miratoc; dhe “Ibrahim Kelmendi”, Preshevë.
Në kuadër të fushatës sensibilizues për vetëdijesimin e qytetarit për kulturën e leximit Sh. K. “Dituria” ka shpërndarë edhe një fletushkë e botuar nga shoqata për rëndësinë e librit dhe leximit.
Shërbimi për informim pranë Sh. K. “Dituria”, Preshevë.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ituria-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory