Digjen 50 hektarë mal me pisha në Corroticë të Preshevës (video)
Një zjarr i madh kishte shpërthyer gjatë pasdites së ditës së Premte në Corroticë të komunës së Preshevës, në afërsi ajrore të autostradës E-75, në mes të rrugës së vjetër Bujanoc – Preshevë dhe o dogjën 50 hektarë pyll me pisha, përcjellë Titulli.com.
Siç është njoftuar nga terreni zjarri zgjati më shumë se dy orë ndërsa popullata nuk është e kërcënuar, por disa kafshët që jetojnë në këtë zonë janë rrezikuar.
Trupi Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë Tanjug ka njoftuar se nga zjarri nuk ka të lënduar, transmeton Titulli.com.
Komuna e Preshevës me mjetet e vete të zjarrfikësve kishte dalë në terren për të shuar zjarrin dhe njëkohësisht kishte kërkuar ndihmë edhe nga autoritetet tjera rajonale dhe qeveria në Beograd.
Pamjet më poshtë janë të një banori që ka filmuar zjarrin në atë zonë të quajtura “Pishnajat”./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/jarri-corrotice-p.jpg): failed to open stream: No such file or directory