Diaspora e Luginës kremton 100 vjetorin e Pavarësisë në Austri
Lokale

Diaspora e Luginës kremton 100 vjetorin e Pavarësisë në Austri

21.Nov.2012 15:53
0
Wels ( Austria Veriore) - Violina dhe kitara në duart e Teutës dhe Dardanit, vëlla e motër, hapen tubimin  madhështor  me intonimin e Himnit Kombëtar . Qindra  bashkatdhetarë, kryesisht nga qytetet e bukura te Karadakut plakë, Presheva e Kumanova, po edhe nga tere rajonet e Shqipërisë Etnike, festuan Festen me te madhe te tyre -Ditën e Flamurit dhe ditën e shpalljes se Pavarësisë se Shqipërisë. Shoqëria Kulturore „ Dardanet e Rinj“ kishin përgatitur program të shkëlqyer  veçanërisht për këtë mbrëmje. Orkestra Folklorike, nën drejtimin e Adem Maliqit, veteran i folklorit, me mjeshtëri vërtet të rrallë  përcolli këngët e vallet. Koreografi Xhezair Saiti me grupin e Valltareve  shumë shpejtë gjeti rrugën për te zemrat e përmalluara për valle autoktone shqipe të mërgimtarëve. Vallja e Karadakut ,Gjilanit dhe Vallja Çame, ajo e grupit të djemve, sikur treguan se Shqipet e atyre trevave janë gati për fluturim… Dhe vërtet fluturuan djemtë tanë , sot te mbathur me opinga, e nesër… Vallja e Pavarësisë, Vallja Kosovare po sidomos vallja „Fluturo Shqipe“ , me këngën e „Produkt 28“, vallëzuar nga Grupi i Vajzave, sikur donte të thoshte se ne të rinjtë e të rejat e kohës moderne shqiptare- jemi po ato shqipe te lashta kur „nga një det në tjetrin det, Zot ishim vet“! „Ne po e përjetësojmë ëndrrën! Fëmijët tanë do e qojnë, padiskutueshëm deri ne fund,!“-u shprehe humanisti i veprimtari Dr. Florin Ramadani. „ Kemi të gjithë të njëjtin gjak- atë shqiptar! Pavarësisht se nga vijmë e çfarë feje kemi!“- tha Mr. Muejdin Ahmeti, imam ne xhaminë shqiptare ne Wels. „ Heronjtë i kemi edhe në mesin tone! Këta janë ata që ndanë kafshatën e bukës për të ndihmuar  në ditë të vështira trojet shqiptare! Këta janë ata që lëne fëmijët e mësynë rrugën e lirisë!- tha Shyqeri Bytyqi, i cili shpërndau Mirënjohjet e SHKA“ Dardanet e Rinj“ për bashkatdhetarët me kontribute të veçanta humanitare, sportive e atdhetare. U nderuan ata që nderuan veten me punën e tyre! Një mirënjohje iu dhe edhe ish ushtareve të Ushtrisë Çlirimtare të përfaqësuar simbolikisht nga tre ish ushtare! Ishte shumë e vështirë të frenohej rinia shqiptare e Welsit, kur filluan të këndojnë Malush Krasniqi, Ibrahim Osaj e Amir Rexhepi. U mbushë shumë shpejtë hapësira mes platos e publikut  me vallet e tyre. „ Prej Presheveee dej n´Prevezeee…“ . „ Komandant Kumanova“  , „ Th`rret Prishtina mori Shkodër“  u kënduan e vallëzua pothuajse nga tere salla… Mbrëmja u mbylle me shpresën që 101 vjetori ta gjejë Shqipërinë ashtu siç duhet të jetë: aty ku bukës i thonë buke e ujit- ujë!/PreshevaNews/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/100-vjet-pavaresi.jpg): failed to open stream: No such file or directory
KDNJ kundërshton Daçiqin, kërkon dialog politik
Tupalla e Medvegjës me rrugë të rregulluara
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration