Deputeti Mitroviq: Kush propozon projektet për serbët në Bujanoc, Presheva nuk ka shfrytëzua buxhetin (video)
Deputeti popullor nga Bujanoci, Nenad Mitroviq gjatë fjalimit të tij në kuvendin e Serbisë tha se në buxhetin për vitin 2020 të Trupit Koordinues për komunat Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë ka 80 milion dinarë.
Sipas Mitroviqit këto mjete ishin të planifikuar për projekte zhvillimi ne infrastrukturë dhe pjesa e financave nga ky buxhet nuk është shpenzuar deri në këto momente në komunën e Preshevës, transmeton Titulli.com.
Ai duke folur për kriteriumet e shfrytëzimit të këtyre mjeteve tha se në kuvende t komunale do të duhet të aprovohen këto projekte dhe pastaj të barten tek organet më te lartë për transfer të mjeteve.
Mitroviq ka pyetur se kush do të propozojë projektet infrastrukturore në emër të serbëve lokal në komunën e Bujanocit për vendbanimet ku jetojnë serbët, shkruan Titulli.com.
Deputeti Mitroviq theksoi se Shaip Kamberi ka formuar qeverisje lokale me shumicë shqiptare dhe 42 % të serbëve I kanë përjashtuar më 22 korrik të këtij viti.
Fjalimi i plotë i deputeti popullorë Nenad Mitroviq:
copy(/home/titulli/public_html/images/image/itriviq-srb.jpg): failed to open stream: No such file or directory