Deputeti i Vetëvendosjes: Shqiptarët e Luginës dëshirojnë të jenë në shtetin e Kosovës, por realiteti është ndryshe?
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi i ka reaguar nënkryetarit të LDK’së, Lutfi Haziri që foli dje për shkëmbime të mundshme territoriale në mes të Kosovës dhe Serbisë, raporton Gazeta Express.
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka deklaruar mbrëmë se Serbia nuk do të njohë Kosovën shtet të pavarur pa përfituar ndonjë kompromis.
Lexo Edhe:
Valbon Krasniqi flet për valën e dytë të koronavirusit
Haziri ka thënë se nuk dëshiron t’i shohë shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës të mbeten nën Serbi.
“Unë jam që këto troje t’i kthehen Kosovës”, tha Haziri.
Kësaj deklarate të Hazirit iu është përgjigjur sot Lëvizja Vetëvendosje. Deputeti i LVV’së, Shpejtim Bulliqi ka deklaruar se për ta marrë Luginën e Preshevës si pjesë të Kosovës nuk janë në pyetje vetëm 17 fshatra të cilat mund t’i kalojnë Serbisë.
“Për t’a korrigjuar z.Hazirin, nuk janë në pyetje 17 fshatra të vogla siç po pretendon ai, janë 197km2 me shumë fshatra që historikisht kanë qenë pjesë e Kosovës, ndërsa ajo çka po kërkon Serbia haptas tash është shumë më shumë se ato 197km2, ku Serbia i ka rritur pretendimet e saj pas deklarimeve të disa prej eksponentëve politik që janë bartës institucionesh në Kosovë, se duhet të ndodhë shkëmbim territorial mes Kosovës dhe Serbisë dhe duhet të përmisohen gabimet historike”, ka thënë ai.
“Do të ishte mirë nëse ka fakte apo informata shtesë z.Haziri që t’i publikojë ato për të cilat po flet, sepse faktet shkencore na thonë ndryshe, deklarata si këto na dëmtojnë shumë ku ende pa na njohur Serbia me kufijtë aktual, politikanë të pamatur të vendit tonë japin oferta që na dëmtojnë shtetësinë dhe territorin. Të gjithë shqiptarët e Lugines kanë dëshirë të jenë bashkë në shtetin e Kosovës, por realiteti është i tillë çfarë është, dhe nuk guxojmë të bëjmë tregti me toka dhe pasuri natyrore të Kosovës, shtoi Bulliqi.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/osova-1949.jpg): failed to open stream: No such file or directory