Deputetët shqiptarë pa propozime në kuvendin e Serbisë për ligjin e regjistrimit të popullsisë në Luginë
Lokale

Deputetët shqiptarë pa propozime në kuvendin e Serbisë për ligjin e regjistrimit të popullsisë në Luginë

09.Apr.2021 12:31
0

Deputetët shqiptarë nuk marrin pjesë në votimin për  ndryshimin e Ligjit mbi regjistrimin e popullsisë, ekonomive bujqësore dhe banesave ne vitin 2021 të aprovuar nga parlamenti i Serbisë në seancën e fundit, shkruan Titulli.com. 

Sipas të dhënave të publikuar në platformën otvoreniparlament deputetët shqiptarë të zëshëm për deklarata politike për konsum lokal parcial, Shaip Kamberi, Nadije Beqiri dhe Argjend Bajrami nuk gjetën kohë për të qenë prezentë dhe dhënë ndonjë propozim në interes të pakicës shqiptare në Serbi.

Ky ligj i aprovuar mes tjerash parasheh procesin e regjistrimit të popullsisë të planifikuar për periudhën 1-30 prill 2021 do të kryhet në periudhën 1-31 tetor 2021 dhe është thënë se nuk do të ketë pasoja negative, transmeton Titulli.com.

Seanca e miratimit të këtij ligji është mbajtur të mërkurën më 7 prill dhe kjo nuk është hera e parë që deputetët shqiptarë përveç deklaratave politike nuk janë aktiv në propozimin e ligjeve të ndryshme që mundë të jenë në interes edhe të shoqërisë shqiptare në Luginë të Preshevës.

Ndryshimet e votuar të këtij ligji mundë t’i lexoni në platformën otvoreniparlament.

Në kuvendin e Serbisë janë të përfaqësuar 3 deputetët shqiptarë që janë pjesë e grupit parlamentar Lugina e Bashkuar-SDA Sanxhak./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/eputetet-lugina.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Serbia paralajmëron vaksinim të detyrueshëm për një kategori të shoqërisë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration