Delegacioni nga komuna vëzhgon zbatimin e punimeve në Preshevë (foto)
Udhëheqësit e pushtetit lokal të Preshevës kanë vizituar dy projektet që janë në realizim.
Kryetari Ragmi Mustafa nga afër ka parë punët që po bëhen në rekonstruimin e nyjeve sanitare dhe vendin ku po realizohet projekti i parë për nevojat e zonës industriale në Çukarkë.
Delegacioni i komunës së Preshevës, i kryesuar nga kryetari Ragmi Mustafa ka vizituar shkollën e mesme teknike “Presheva” në Preshevë aty ku po bëhet rekonstruimi i nyjeve sanitare.
Projekt ky me planin investiv në fushën e zhvillimit dhe rregullimit të infrastrukturës më të mirë për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në komunën e Preshevës.
Kryetari Mustafa tha se ky është projekti i dytë në shkollën e mesme teknike që po realizohet, pasi më parë ka filluar edhe rekonstruimi i sallës së edukatës fizike, raporton Titulli.
Edhe drejtori i shkollës së mesme teknike ka falënderuar pushtetin lokal për këtë investim, duke vlerësuar se këto lloje të investimeve ngrisin cilësinë e pastërtisë në shkollë dhe kushtet do të jenë edhe më të mira.
Ky projekt është duke u bashkëfinancuar me Trupin Koordinues, kurse vlera e projektit është 2.7 milion dinarë.
Vizitën kryetari Mustafa e ka vazhduar në vendin ku po realizohet projekti i parë për nevojat e zonës industriale, që lidhë pikat nga Stacioni Hekurudhorë deri në parcelat kadastrave të Zonës industriale në Çukarkë.
Gjatësia e kësaj rruge është 1.100 metër e kontraktuar me kompaninë Saba Bellça.
Mustafa bëri të ditur se kostoja e këtij projekti 14 milion dinarë është dukshëm më e ulët në krahasim me rrugët tjera në komunën e Preshevës./Titulli.com/