Delegacioni i Mbretërisë së Bashkuar pritet në komunë të Bujanocit
Në Bujanoc sot kanë qëndruar edhe përfaqësues të ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar kryesuar nga Mia Marzouk, këshilltar regjional (për pakica etnike dhe shoqëri civile), Vladan Avramovic, këshilltar politik dhe Uros Mamić, këshilltar i projekteve.
Ky delegacion u prit nga kryetari i komunës, Nagip Arifi dhe Fejzi Beqiri kryeshef i veprimtarive publike.
"Edhe në këtë takim u diskutuan temat kyqe që preokupojnë qytetarët tanë, si ajo e sigurisë dhe politike, çështjet sociale dhe ekonomike, ngecja në implementimin e planit 7 pikësh, si dhe problemi i pasivizimit të adresave të qytetarëve shqiptarë në Bujanoc, por edhe në përgjithësi në Luginë të Preshevës", thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e komunës në Facebook.