Lokale
“Daçiqit nuk i shkon fjala as në Leskoc, si në Bujanoc”
Kryetari i bordit të Partisë Socialiste Serbe në Leskoc, Zhivojin Stefanoviq, për JUGpress ka thënë se në takimin e djeshëm me funksionarë të lartë të kësaj partie në bordin e rrethit të PSS në Leskoc “nuk ka ndodhë asgjë”.
“Kemi biseduar për punën e partisë sonë në nivel të rrethit”, ka thënë Stefanoviq duke shtuar se qëndrimi në Leskoc i zëvendës kryetarit të kësaj partie Zharko Obradoviq, kryetarit të bordit kryesor ekzekutiv të PSS-së Branko Ruzhiq dhe njeriut më të besueshëm të Ivica Daçiqit, Milomir Premoviq “ishte takim i zakonshëm në bordet e rretheve”.
Mirëpo, siç ka mësuar Jugpress nga të pranishmit në takim, Stefanoviq ka kërkuar që rreth ndryshimeve të partnerëve të koalicionit në Leskoc të deklarohet vetëm bordi i qytetit, kryetar i së cilës është ai, dhe ka shtuar se një vendim të këtij organi do ta respektojë.
Burimi i këtij mediumi serb thotë se “në takim sigurisht është biseduar që PSS bën trysni në Stefanoviqin që në Leskoc të ndryshohet koalicioni qeverisës, mirëpo ai këtë po e refuzon”.
Stefanoviq më herët kishte thënë se bordi i qytetit të PSS në Leskoc 93 për qind do të votojë për atë dhe propozimin e tij.
Në Bujanoc, këshilltari i vetëm i Partisë Socialiste Serbe, Bozhidar Angjellkoviq, me pjesëmarrjen në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Bujanocit ka treguar se propozimi i Daçiqit për zgjerim apo ndryshim të partnerëve të koalicioneve është i paaplikueshëm në këtë komunë.
Në deklaratën e tij të fundit ai mohoi zërat e prishjes së koaliconi, dhe tha se “nuk ka asnjë urdhër nga Beogradi që me çdo kusht duhet që PVD e Riza Halimit të hyjë në koalicionin e tanishëm./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/09/leskoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!