Lokale
Daci: Lugina po zbrazet
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, tashmë kryetar i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexha Daci, ka thënë se i gjithë spektri politik në Kosovë duhet të ketë unitet kur është në pyetje mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Ai ka thënë se është për keqardhje që partitë politike nuk gjetën gjuhë të përbashkët për Luginën.
“Po të kishte qëndrim të drejtë kombëtar dhe politik, sot mund të bëhej një sintezë e mirë në bazë të fjalëve që janë dhënë nga grupi parlamentar i PDK-së, LDK-së dhe AAK-së”, ka thënë Daci për Epoka e Re. “Kryeministri Thaçi nuk e kishte të keqe idenë, por ajo do të sfondohej shumë më mirë me sintezën e këtyre grupeve parlamentare, duke e fuqizuar idenë e tij”.
Ai u ka bërë thirrje partive politike që të mos barrikadohen brenda vetes. Daci ka shtuar se Prishtina dhe Tirana nuk bën të heqin dorë na mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
“Është e dhimbshme se si po zbrazet Lugina. Ajo është pa përkrahjen e duhur të Prishtinës e Tiranës”, ka thënë Daci. /Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/06/nexhat_daci_672405.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!