Daci kritikon mosunitetin politik në Luginë
Lokale

Daci kritikon mosunitetin politik në Luginë

02.Nov.2012 17:20
0
Nexhat Daci, kryetari i LDD-së, ka kërkuar ekuivalencë të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të drejtat që do tu ipen serbëve në veri të Kosovës.  Shoqata “Vatra”filloj takimet me figurat e shquara të Kosovës Lindore, ku me këtë rast kryetari i LDD-së, akademik Nexhat Daci, ka pritur në një takim përfaqësues të kësaj shoqate”, me seli në Gjilan, të kryesuar nga nënkryetari Gani Shaqiri. Mysafirët e kanë njoftuar kryetarin Daci, me qëllimet e shoqatës “VATRA”, me angazhimet e tyre në drejtim të realizimit të tyre, si dhe me vështirësitë në të cilat kanë hasur. Ata kanë kërkuar që edhe çështja e Luginës të jetë pjesë e bisedimeve të cilat do të zhvillohen mes Prishtinës dhe Beogradit. Po ashtu është kërkuar edhe një mirëkuptim më i madh i Institucioneve të Kosovës, qofshin ato qëndrore apo lokale për realizimin e të drejtave themelore të shqiptarëve të Luginës që tashmë jetojnë në Republikën e Kosovës. Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci ka kërkuar ekuivalencë të plotë të të drejtave të shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, me të drejtat që do tu ipen serbëve në veri të Kosovës. Kryetari Daci ka kritikuar edhe mosunitetin e subjekteve politike shqiptare të Luginës dhe se LDD-ja po ashtu mbështet kërkesat e drejta për Universitet, në shërbimet civile që i jepën popullatës dhe të gjitha të drejtat që garantohen nga e drejta ndërkombëtare./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/nexhat-daci.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Haxhinjt erdhën, lusin Zotin tu pranojë Haxhin
Reportazh: Vlora: " E nisa festën e 100 vjetorit me Medvegjën shqiptare"
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration