CRTA: Rezultatet parlamentare përfundimtare më 8 Korrik, kaluan afatet e ankesave?
Pas votimit të pestë të zgjedhjeve parlamentare në Tërnoc të Madh, nuk është paraqitur asnjë kërkesë për anulimin e tyre dhe tani kanë filluar të ecin afatet për shpalljen e rezultateve përfundimtare, gjë që duhet të ndodhë deri më 8 korrik, ka njoftuar organizata CRTA, transmeton Titulli.com.
Komisioni Republikan Zgjedhor ka caktuar një seancë për të martën, por nuk dhen detaje për rendin e ditës dhe në njoftimi e publikuar të CRTA thuhet se kanë skaduar afatet ligjore për kundërshtime në vendvotimin në Tërnovc të Madh.
Zgjedhjet u mbajtën më 3 prill dhe më pas u përsëritën katër herë, për herë të fundit ato u përsëritën më 30 qershor.
Komisioni Komunal Zgjedhor i Bujanocit kishte afat prej 96 orësh nga mbyllja e vendvotimeve për të dorëzuar raportin përmbledhës për rezultatet e votimit në KQZ dhe ai skadon sot në ora 20:00, ndërsa parashtruesit e listave dhe votuesit kanë afat prej 72 orë për të paraqitur kundërshtim për raportin përmbledhës të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KKZ) për rezultatet e votimit.
“Nëse nuk ka kundërshtime, dhe pasi që nuk ka pasur kërkesa për anulim të zgjedhjeve pas votimit të përsëritur në vendvotimin 6 në Bujanoc, pritet që të mos ketë asnjë raport përmbledhës për rezultatet e votimit në Bujanoc. KKZ-ja, me atë rast, RIK-u ka afat prej 96 orësh nga pranimi i të gjitha raporteve përmbledhëse për rezultatet e votimit për të nxjerrë një raport të përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve, gjegjësisht të shpallë rezultatet përfundimtare”, ka shkruar në publikimin e CRTA, përcjellë Titulli.com.
Bëhet me dije se Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ) mund t'i shpallë rezultatet deri të premten, më 8 korrik dhe më pas fillon të kalojë një periudhë prej 72 orësh kur parashtruesit e listave të deklaruara zgjedhore dhe zgjedhësit kanë të drejtë të paraqesin kundërshtim për raportin e përgjithshëm për rezultatet e zgjedhjeve.
Thuhet se me supozimin se nuk ka kundërshtime për rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, KRZ brenda 10 ditëve nga publikimi i rezultateve përfundimtare cakton mandate për kandidatët për deputetë sipas renditjes së tyre në listën zgjedhore.
Në të njëjtën kohë, pra nga momenti kur Komisioni Republikan Zgjedhor shpall rezultatet përfundimtare, fillon të ecë afati 30 ditor për mbajtjen e seancës konstituive të mbledhjes së re të Kuvendit, të caktuar nga presidenti i mbledhjes së mëparshme.
“Nëse Komisioni Republikan Zgjedhor shfrytëzon maksimalisht afatet kohore dhe rezultatet përfundimtare i shpall më 8 korrik, afati për mbajtjen e seancës konstituive të Kuvendit do të ishte 7 gushti”, thuhet në njoftim.
Siç shtohet, nga dita e konstituimit të Kuvendit të Serbisë, për formimin e Qeverisë shkon një afat prej 90 ditësh./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/otimi-ternoc-a.jpg): failed to open stream: No such file or directory