Çmimi mesatar i banesave të reja në Bujanoc rreth 52 mijë dinarë për m2
Lokale

Çmimi mesatar i banesave të reja në Bujanoc rreth 52 mijë dinarë për m2

16.Mar.2023 09:10
0

Çmimi mesatar i apartamenteve (banesave) të sapondërtuara në Serbi në vitin 2022 ishte pothuajse 210,000 dinarë për metër katror, thuhet në njoftimin e Entit Republikan për Statistika, transmeton Titulli.com.

Çmimi mesatar i banesave të reja të ndërtuara në Serbi në vitin 2022 ishte 209.958 dinarë për metër katror, që paraqet një rritje prej 17.6% krahasuar me vitin 2021.

Sipas të dhënave nga Enti Republikan për Statistika  çmimet e banesave në periudhën e vëzhguar (viti 2022) varionin nga 52,000 dinarë për m2 në Bujanoc deri në 459,049 dinarë në komunën e Beogradit Savski venac, sipas faqes së internetit të Institutit Republikan të Statistikave, përcjellë Titulli.com.

Vëzhguar sipas komunave, çmimet më të larta të banesave të reja të ndërtuara janë shënuar në komunat e Beogradit, ku çmimi mesatar në vendbanimet e qytetit është rritur për 19,2% në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak dhe ka arritur në 304.030 dinarë.

Përveç komunave të Beogradit, për shkak të çmimeve të larta u dalluan edhe Çajetina, Novi Sadi, Vrnjaçka Banja, Zrenjanin, Pançeva, komuna e Nishit e Medijanës, Shabaci dhe Kragujevaci.

Sipërfaqja mesatare e apartamenteve të reja të shitura ishte 57 m2./Titulli.com/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/anesat-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory
NATO: Koha që Kosova dhe Serbia të bëjnë kompromise
6 gjëra që duhet të dini për Mira Muratin e OpenAI, aktualisht personazhin më interesant në teknologji
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration