Çka shkroi ministri Tahiri për vizitën e tij në Bujanoc
Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri gjatë qëndrimit të tij në ceremoninë e inaugurimit të renovimit tw shkollës fillore në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit është shprehur se ka përjetuar harenë.
Ky është statusi i plotë i Abelard Tahiri:
Ndjehem i materializuar shpirtërisht, që sot së bashku me Kryetarin e Bujanocit z. Kamberi dhe banorët e këtij qyteti, përuruam shkollën e rinovuar të Samolicës, investim ky i Qeverisë së Republikës tonë, i bërë me iniciativën time si Ministër i Drejtësisë. Ishte kënaqësi e veçantë të përjetoj harenë e fëmijëve të këtij fshati, të cilët tani e tutje do nxënë dije në kushte moderne shkollore. Si një hap të drejtë që kemi ndërmarrë, tradita e mbështetjes së bashkëkombësve tanë në rajon duhet të vazhdojë në baza të rregullta dhe me konkretizim. Republika jonë e ka detyrim politik dhe interes madhor përkujdesjen ndaj Luginës dhe një fillim të mbarë me investimin në shkolla, duhet ta vazhdojmë edhe në drejtime tjera.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ahiri-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory