Çka përmban filmi “Kufiri i Ballkanit” që nuk po shfaqet në Bujanoc (video-trailer)
Filmi “Kufiri i Ballkanit” është prodhim serb-rus që realizuesit pretendojnë se është bazuar në ngjarjet e luftës së fundit në Kosovë I cili tregon gjithashtu ngjarjen që kishte ndodhur në aeroportin e Prishtinës pas bombardimeve të NATO-s në vitin 1999.
Sipas producentëve filmi dërgon një mesazh për nevojën e nxitjes së paqes dhe mirëkuptimit në mes të serbëve dhe shqiptarëve, transmeton Titulli.com.
“Me këtë lëvizje ne jemi përsëri dëshmitarë të fenomenit të pazakontë që arti po përjeton ndalesa. ‘Kufiri i Ballkanit’ dërgon një mesazh mbi domosdoshmërinë e nxitjes së paqes dhe mirëkuptimit midis serbëve dhe shqiptarëve dhe për këtë arsye duam të besojmë se qytetarët tanë në jug të Serbisë, duhet ta shohin filmin”, tha Milosh Bikoviq dhe Miodrag Radonjiq nga studiot e prodhimit “Arhangel”.
Ndryshe, regjinë e ka bërë Andrey Volgin kurse skenarin e ka shkruar Andrey Anaykin e Ivan Naumoz ndërsa në film luajnë aktorë, si Emir Kusturica, Milosh Bikoviq e Milena Raduloviq.
Shfaqja e këtij filmi është ndaluar në shtëpinë e kulturës nga drejtori i këtij institucion, Jetmir Ismaili me arsyetimin që të mos shkaktoj urrejtje midis shqiptarëve dhe serbëve.Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ilmi-kufiri-ballkanit-bujanoc.jpg): failed to open stream: No such file or directory