“Citybar” solidarizohet me Muhamet Dërmakun nga Tërnoci
Lokale

“Citybar” solidarizohet me Muhamet Dërmakun nga Tërnoci

28.Jun.2012 19:08
0
Pas publikimit të lajmit në Portalin Informativ Titulli për të ndihmuar tre vjeçarin nga Tërnoci, Muhamet Dërmakun i cili vuan nga një sëmundje e syrit,  që mund t’ia largoj krejtësisht të pamurit këtij fëmije, ngjarje kjo që preku të gjithë qytetarët e Luginës, janë aktivizuar shumë të rinj për ti dalë ndihmë  fëmijës dhe familjes. Duke parë se familja e këtij fëmiju nuk arrin të mbuloj shpenzimet e nevojshme për operimin e tij, stafi i “Citybar” nga Presheva, që në agjendën e barit kishte të paraparë “party” të shtunën e kësaj jave, ka vendosur që të gjithë të pranishmit që do të jenë pjesë e këtij party, hyrjen ta kenë gratis, ndërsa janë të ftuar që sipas mundësive së tyre të ndajnë shuma të hollash që do t’i dërgohen familjes së fëmijës. Në hyrje të lokalit, do të jenë aktivistët e shoqërisë civile nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, te cilët do të bëjnë regjistrimin e secilit donator. Njëherit stafi i “CityBar”  ka ndarë këto shuma simbolike ,të cilat së bashku me shumën e së shtunës do ti dërgohen familjes : D.L 30euro, E.Q 30 euro,G.V. 30 euro,S.A 10 euro,V.K 10 euro,S.Q 10 euro,V.A 50 euro . Ftohen të gjithë të rinjt të jenë pjesë e këtij aksioni simbolik nga ana e stafit të “Citybar”./Valon Arifi/Titulli.com/  copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/06/muhamedi-2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Vazhdon aksioni humanitar për Muhamedin
Vetëvritet drejtoresha e shkollës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration