Cilat janë masat e reja ndaj Covid-19, njoftim nga komuna e Bujanocit
Lokale

Cilat janë masat e reja ndaj Covid-19, njoftim nga komuna e Bujanocit

17.Mar.2021 09:30
0
Shtabi Emergjent për mbrojtjen e shëndetit të banorëve të Republikës së Serbisë nga sëmundjet ngjitëse COVID-19 propozoi masa të reja për luftimin e epidemisë, të cilat do të vlejnë prej nga e mërkura, 17 mars gjerë të dielën më 21 mars.
 
Ky është njoftimi i komunës së Bujanocit për këto masa i publikuar në Facebook:
 
Nga mbrëmja e të martës në ora 20,00 respektivisht ora 21.00, do të mbyllen të gjitha objektet hoteliere ( kafiteritë, restoranet, klubet e natës ), qendrat tregëtare, të gjitha shitoret ( përpos shitoreve ushqimore), kinematë, muzetë, galeritë, sallonet e ondulimit dhe kozmetikes, sallonet e bukurisë, bastoret, lojërat e fatit , lojërat për fëmijë, teretanet, ushtrimoret, qendrat e fitnesit, bazenet, lojërat për sport.
 
Gjithashtu, gjatë ditëve në vijim në fuqi do të jenë masat epidemiologjike si në vikendin e kaluar.
 
Siç është vikendi ditë pushimi, është e rëndësishme të theksohet që masat e mbylljes nuk kanë të bëjnë në ndërmarje, fabrika dhe në organizimin e brendshëm intern të punës dhe aktiviteteve punuese. Gjithashtu, në kohen e punës do të janë të hapura të gjithë shallterat e organeve shtetërore, postat, bankat, shoqëritë e sigurimit, këmbimoret.
 
Identike si dhe në vikend, objektet në të cilat kufizimi i punës në ditët në vijim nuk ka të bëjë dhe të cilëve i lejohet puna edhe gjatë vikendit:
 
- Barnatoret , ordinancat, labaratorët, ordinancat stomotologjike dhe ordinancat e veterinarisë, barnatoret e veterinarisë;
- Objektet tregtare në të cilat bëhet shitja prodhimeve ushqimore, tregjet, tregjet e gjelbërta, shitoret e ushqimit të kafshëve;
- Objektet e pavarura me pakicë në të cilët blerja bëhet pa hyrje në objekt- kioska dhe trafika;
- Objektet dhe shitoret në të cilat kryhen sherbime të cilat nuk kërkojnë qëndrim të gjatë të shfrytëzuesve dhe në të cilat kontakti është i kufizuar, këpucëtarët, xhamëprerësit, puntoritë e rrobaqepsive, puntoritë zdrukthtare, vullkanizerët, kontrollimet teknike, autolarjet, pastrimet kimike;
- Pompat e benzines në kryerjen e veprimtarive shesin derivate;
- Restoranet dhe klubet në kuadër të hotelerive dhe kategori të tjera për vendosje vetëm për musafirë të cilët e kanë të lajmëruar qendrimin në atë hotel;
- Objektet sportive për përkatitjen dhe mirëmbajtjen e garave të regjistruara në kuadër të kompetencave të këshillit nacional sportiv.
 
Vërejtjet të rëndësishme janë që shallteri për shitjen e ushqimit në restorane, si dhe shallteri i shitjes së kafës dhe pijeve në lokale në shetitore nuk është i lejuar.
 
Organet kompetente, shërbimet e inspekcionit dhe policia komunale do të bëjë kontrollë të rreptë për rrespektimin e masave epidemiologjike në ditët në vijim dhe Qeveria edhe kësaj here edhe një herë fton në rrespektimin e të gjitha masave epidemiologjike dhe apelon në përgjethsi individuale të gjithë qytetarëve.
 
Të gjitha masat mirren për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve dhe kontakt social në minimum, deri te fitorja përfundimtare ndaj pandemisë nevojitet kontributi i të gjithëve në shoqëri.
Vaksinimi kundër sëmundjes ngjitëse COVID – 19 bëhet pa ndërprerje me planin e paraparë dhe në ditët në vijim, ashtu që masat e reja në asnjë mënyrë nuk e pengojnë procesin e imunizimit.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/ujanoc-qendra-.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mosmarrëveshje të shumta në Luginën e Preshevës, a do të bëhet regjistrimi i popullësisë në vitin 2021
Publikohet lista preliminare e ndihmave të njëhershme për studentët nga komuna e Bujanocit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration