Çfarë thonë autoritetet lokale në Bujanoc për memorialin e komandant Lleshit ?
Lokale

Çfarë thonë autoritetet lokale në Bujanoc për memorialin e komandant Lleshit ?

29.Apr.2021 10:23
0

Drejtori për Urbanizëm i Komunës së Bujanocit, Basri Memeti, i tha Radios Evropa e Lirë se në zyrën që ai e udhëheq, nuk ka ndonjë kërkesë për ndërtim.

Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve të Kulturës në Nish, në territorin e të cilit ndodhet vendi ku kryhen punimet, nuk ka asnjë informacion as për këtë. 

Ligji për memorialet e luftës thotë se propozimi për ndërtimin ose heqjen e memorialeve të luftës mund të paraqitet nga organet shtetërore, organet e autonomisë territoriale, njësitë e vetëqeverisjes lokale, personat juridikë dhe fizikë.

Propozimi për ndërtimin e një memoriali të luftës, ndër të tjera, duhet të përmbajë informacion në lidhje me aplikantin, një përshkrim të një ngjarjeje specifike "që është në përputhje me arritjet e luftërave çlirimtare të Serbisë", një përshkrim i luftës dhe teksti i propozuar që do të shkruhet në të. Gjithashtu edhe vendi se ku do të ngritet memoriali duhet të përmendet në kërkesë. Ndalimi për ndërtim zbatohet nëse përmbajtja e memorialit nuk është në përputhshmëri me faktet historike apo nëse cenon interesat e përgjithshme shtetërore, ndjenjat kombëtare dhe fetare ose moralin publik.

Kush ishte Ridvan Qazimi?

Ridvan Qazimi, i njohur edhe si komandant Lleshi, është një hero kombëtar për shqiptarët nga jugu i Serbisë, e për autoritetet në Beograd, një terrorist.

Sipas një studimi të vitit 2002 të kryer nga Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), Qazimi ishte një nga përfaqësuesit e UÇPMB-së, që ishte i përfshirë drejtpërdrejtë në negociatat me zyrtarët qeveritarë në fillim të vitit 2001.

Ridvan Qazimi.
Ridvan Qazimi.

Rrethanat e vdekjes së tij, më 24 maj, 2001, nuk janë sqaruar ende. Sipas FDH-së, ai ishte vrarë me një snajper, që kishte shtënë në vendin e quajtur Guri i Gat mbi fshatin Lluçan, teksa ai kishte qenë aty së bashku me tre bashkëluftëtarë.

Sipas deklaratave të mëparshme të bashkëluftëtarëve të Qazimit, ai kishte marrë pjesë në përgatitjet për nënshkrimin e një marrëveshjeje për dhënien fund të luftimeve, prandaj, ai konsiderohet si luftëtar për të drejtat e popullit shqiptar, që sakrifikoi veten për të ardhmen e brezave të rinj.

Një monument i Ridvan Qazimit është ngritur në qendër të Tërnocit të Madh, ku ai është varrosur.

Më 2002, një pllakë përkujtimore për Qazimin u vendos në hyrje të Tërnocit të Madh.

Në po atë vend, më 2012 është hapur një muze kushtuar komandant Lleshit, ku është ekspozuar automjeti në të cilin ai ishte kur është vrarë me snajper si dhe uniforma që e ka pasur të veshur. Në Bujanoc çdo vit mbahen Ditët e komandantit Lleshi, gjatë të cilave shfaqen programe kulturore-artistike, për të nderuar atë./REL/

copy(/home/titulli/public_html/images/image/leshi-pllaka.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Analizë: Kosova dhe tmerri i natës (apo i “non-paper”-it)
Ministri i Kosovës Sveçla lehtëson procedurat për studentët e Luginës (vendimi)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration