Çfarë dihet për të dyshuarin për terrorizëm, i arrestuar në Bujanoc?
Lokale

Çfarë dihet për të dyshuarin për terrorizëm, i arrestuar në Bujanoc?

29.Dec.2022 09:12
0

Arrestimi i një personi me nacionalitet shqiptar në Bujanoc, në jug të Serbisë, aktualisht nuk mund të lidhet drejtpërdrejt me krizën në Kosovë, tha Ministria e Mbrojtjes e Serbisë.

 

“Por, ekziston shqetësimi, sepse ai person është arrestuar me një sasi të konsiderueshme armësh dhe municioni”, tha sekretari shtetëror i Ministrisë së Mbrojtjes, Nemanja Staroviq, për Radion Evropa e Lirë.

Më herët, Agjencia e Sigurisë dhe Informacionit e Serbisë (BIA) njoftoi se tek i arrestuari, i cili është i dyshuar për terrorizëm, u gjet “sasi e madhe armësh, dhjetë pushkë, një snajper me shurdhues, një scorpion [armë automatike] me shurdhues, një kilogram lëndë shpërthyese, si dhe një sasi e madhe e municionit”.

“Dyshohet se armët janë marrë përmes kanaleve të paligjshme dhe se qëllimi i të dyshuarit ka qenë transportimi i tyre në zonën e Kosovës”, u tha në njoftim.

 

Megjithatë, nuk u specifikua nëse është shtetas i Serbisë apo i ndonjë shteti tjetër.

BIA është shërbim civil i sigurisë dhe është pjesë e sistemit të sigurisë dhe inteligjencës së Serbisë.

 

copy(/home/titulli/public_html/images/image/8939300-34C2-44EB-A6B3-79DA6438FB55.png): failed to open stream: No such file or directory
Vuçiq: Heqja e barrikadave do të nisë mëngjesin e së enjtes
Aktivisti nga Presheva: Këshilli Kombëtar Shqiptar keqpordori grantet e Kosovës?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration