Lokale
Çeda me projekte për Preshevën (foto)
Partia Liberal Demokratike e Çedomir Jovanoviqit, këshilli në Preshevë, ka vazhduar sot me realizimin projektit në bujqësi, projekt i cili figuron edhe në programin e këshillit të PLD-së
Projekti i realizuar ka shërbyer për mbjelljen e 5 hektarëve me grurë, projekt i cili u mbështet nga qendra e PLD-së në Beograd.
Aktivistët në Preshevë me mjete financiare dhe me makineri ndihmuan në realizimin e këtij projekti.
Sipas kryetarit të degës së PLD-së në Preshevë Kujtim Sadriut dhe anëtarit të këshillit Afrim Sylejmanit, gruri do të shndërrohet në miell dhe do ti dedikohet familjeve skamnore në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, pavarësisht cilës kombësi i përkasin, raporton Titulli.
“Duke pas parasysh se familjet a varfra gjatë verës arrin të sigurojnë kafshatën e gojës me punë krahu, ndërsa gjatë dimrin nuk e kanë këtë mundësi, ne kemi shpreh vullnetin që në sezonin e dimrit t’ia sigurojmë kafshatën e gojës”, theksoi me këtë rast Sadriu.
“Ne presim që ti sigurojmë diku 10 tonë miell dhe atyre familjeve t’iu ndahet aq miell sa të dalin gjer në stinën e pranverës, e jo ti ndahen nga 25 kg dhe 1 litër vaj, sikurse disa subjekte që manipulonin dhe luanin me ndjenjat e te varfërve në fushatën parazgjedhore duke gjuajtur një thes miell dhe duke u mbajt kamerën atyre kinse po ju ndihmojnë, me pretendimin sa për t’ia marr votën. Ne asi gjëra nuk do të lejojmë”, tha kryetari i degës së PLD-së në Preshevë.
I pyetur se a ka qenë kjo punë e vështirë, Sadriu tha se asgjë nuk është e vështirë kur ke vullnetin dhe guximin.
“Për dikë është shumë e letë të vësh kravatën dhe të deklarohesh se punon për popull, por për ata është shumë e vështir të i rreken punës dhe ti përgjigjen popullit., ndërsa ne i përballojmë të gjitha”.
Këtë projekt e ka ndihmuar piceria “Loni” me pronar Valon Musahun dhe pronari i autoshkollës “Toni” Afrim Rashiti
Huazimin e tokës pa pagesë për mbjelljen e grurit e bëri familja e Kamber Xhegadurit e cila jeton në Zvicër./Titulli.com/
copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2012/11/PLD-presheve2.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!