Lokale
Caktohet takimi mes Daçiqit dhe liderëve të Luginës
Pas takimit me zëvendëskryeministrin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës tani do të takohen edhe me kryeministrin Ivica Daçiq.
Pasi kanë kaluar tre muaj nga takimi me zëvendëskryeministrin Vuçiq, politikanët shqiptarë të Luginës kanë marrë ftesën e radhës për të vazhduar bisedimet me vetë kryeministrin e Serbisë, Daçiqin.
Portali Titulli.com nga burimet brenda delegacionit shqiptar ka mësuar se takimi tashmë është caktuar për të enjten (10 tetor) me fillim në orën 11:30, në Beograd.
Vlen theksuar se kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka kërkuar regjistrim të jashtëzakonshëm në Luginë duke nënvizuar se duhet të vërtetohet numri i banorëve në jug të Serbisë, mirëpo siç tha ai, “ky propozim ende nuk është shqyrtuar zyrtarisht në takimet e qeverisë”.
Nga ana tjetër deputeti shqiptar Riza Halimi ka kundërshtuar regjistrimin në Luginë duke e konsideruar atë si përpjekje e zyrtarizimit të pastrimit etnik.
Delegacioni i liderëve shqiptarë të Luginës më 2 korrik ishte takuar në Beograd me zëvendëskryeministrin Aleksandar Vuçiq./Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/10/lideret1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!