Cakaj thotë se pasivizimi i adresave, deputetët e Luginës do t’i shpalosin problemet në OSBE
Ministri i Jashtëm të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se sot në në zyrat e Sekretariatit të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, kanë paraqitur hollësisht shqetësimet, çështjet dhe problemet që ai ka biseduar me partitë politike shqiptare të Luginës së Preshevës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Tiranë e në Prishtinë.
Ai njoftoi se pas këtij takimi, është hapur rruga që atje të shkojnë deputetët e Listës së Luginës së Bashkuar, për të shpalosur qëndrimet e tyre politike lidhur me procesin e fshirjes së adresave në Luginën e Preshevës.
“Takime të kësaj natyre janë vetëm pjesë e një përpjekje më të përgjithshme për të rritur ndjeshmërinë e çdo institucioni ndërkombëtar për këtë çështje. Në fakt, çdo institucion ndërkombëtar me përfshirje në këtë çështje do të vihet në dijeni për këtë problem jashtëzakonisht të madh për të drejtat themelore të shqiptarëve në Luginë. Tani, nga Konpenhagen do të nisemi menjëherë në një qendër tjetër Evropiane, për t’i dhënë zë e forcë Luginës”.
copy(/home/titulli/public_html/images/image/akaj-osbe.jpg): failed to open stream: No such file or directory