Lokale
Burkhard, Arifit e Mustafës: Diskutimi ishte shumë frytdhënës
Ambasadori i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), Peter Burkhard, përmes një letre ka falënderuar kryetarin e komunës së Bujanocit Nagip Arifin e të Preshevës Ragmi Mustafën për pjesëmarrje në takimin e realizuar me 22 ambasadorët e OSBE gjatë qëndrimit në Bujanoc.
Takimi i 22 ambasadorëve të OSBE me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës është vlerësuar tejet pozitiv.
Kështu që përmes një letre Ambasadori i kësaj organizate Peter Burkhard, ka falënderuar të dy kryetarët për diskutimet e tyre gjatë këtij takimi.
Me tej në letrën e ambasadorit thuhet :
I nderuari Zotëri Arifi /Mustafa,
Në emër të Misionit të OSBE-së në Serbi, do të dëshiroja që të ju falënderoj për pjesëmarrjen Tuaj në takimin e 22 përfaqësuesve të shteteve pjesëtare të OSBE-së me rastin e vizitës së tyre në Republikën e Serbisë.
Diskutimi ishte shumë frytdhënës dhe në mënyrë të mrekullueshme kontribuoi në përfundimin e suksesshëm të vizitës.
Presim me padurim bashkëpunimin e radhës.
Letra e Ambasadorit Burkhard drejtuar Arifit
Letra e Ambasadorit Burkhard drejtuar Mustafës
/Titulli.com/copy(/home/titulli/public_html/images/image/t/uploads/2013/09/OSBE-Bujanoc-1.jpg): failed to open stream: No such file or directory
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!